Kosova firmos në Bruksel marrëveshjen e veprimit kundër terrorizmit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa gjatë një vizitë zyrtare në Bruksel ka nënshkruar Marrëveshjen për zbatimin e Planit të Përbashkët të Veprimit Kundër Terrorizmit për Ballkanin Perëndimor ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Komisionit Evropian.

Mustafa falënderoi Komisionerin Dimitris Avramopoulos për mbështetjen e tij të vazhdueshme në proceset integruese të Kosovës dhe në forcimin e kapaciteteve në fushën e sundimit të ligjit.

Ai theksoi se Kosova si anëtare e Koalicionit Global kundër ISIS por edhe duke u bazuar në obligimet nga Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit, është treguar partnere e besueshme e Bashkimit Evropian në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm. Më tutje, Mustafa e njoftoi Komisionerin Avramopoulos rreth zbatimit të programeve të deradikalizimit dhe riintegrimit të personave të kthyer nga zonat e konfliktit.

Komisioneri Avramopoulos përgëzoi Qeverinë e Kosovës për veprimin e guximshëm të treguar me rastin e kthimit të qytetarëve nga zonat e konfliktit dhe inkurajoi institucionet që të vazhdojnë me punën profesionale dhe zbatimin e Planit të Përbashkët.

Share This Article