Kosova fiton dy medalje në ditën e parë të Lojërave Evropiane

albnews
By
1 Min Read


Majlinda Kelmendit ka fituar medaljen e artë në Lojërat Evropiane “Minsk 2019”.

Kelmendi bëri që Bjellorusia, shteti që nuk e ka njohur Kosovën, të nderojë flamurin dhe himnin e Kosovës.

Kjo është medalja e parë e artë e Majlindës në Lojërat Evropiane, e cila është kampione olimpike.

Kurse xhudistja tjetër, Nora Gjakova ka fituar medaljen e argjendtë në kategorinë e peshave deri në 57 kilogramë në Lojërat Evropiane. Gjakova u mposht nga rusja Daria Mezhetskaia në finalen e garave që po mbahet në Bjellorusi.

Share This Article