Kosova ka fituar 1 me 0 miqësoren me Gjibraltarin.
Të vetmin gol për “Dardanët” e realizoi Florent Hasani në minutën e 69-të.
Kosova dominoi plotësisht në ndeshjen ndaj Gjibraltarit, por pavarësisht numrit të madh të rasteve, nuk arriti të konkretizonte më shumë se një herë.
Të hënën, Kosova luan ndeshjen e ardhshme. Përballet me Malin e Zi në Eliminatoret për “Euro 2020”. Edhe ajo ndeshje zhvillohet në “Fadil Vokrri” në Prishtinë.