Kosova heq tarifën prej 10% ndaj SHBA-së

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka hequr tarifën prej 10% ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti në fjalën e tij në fillim të kësaj mbledhjeje ka thënë se Qeveria ka hequr tarifën për produktet që vijnë në Kosovë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Nga tani e tutje, të gjitha produktet me origjinë nga SHBA-të do të kenë tarifë 0 përqind, kur të hynë në vendin tonë. Besojmë që kjo do të ndikoj në rritjen e këmbimit tregtar si dhe shtimin e investimeve” – ka deklaruar Kurti.

Kosova kishte 10% tarifë ndaj mallrave të importuara nga SHBA, si për krejt shtetet e tjera me të cilat nuk ka Marrëveshje të tregtisë së lirë.

Kurse, Kosova deri para Vendimit të Trumpit ka qenë në listën  e vendeve tregtare preferenciale – gjë që ka mundësuar që një numër i konsiderueshëm i produkteve të Kosovës të eksportohen në SHBA pa detyrime importi.

Kurti këtë e ka quajtur hap të radhës që tregon bashkëpunimin mes Kosovës dhe SHBA-së. Ai ka shprehur falënderim për vazhdimin e Programit të Sfidave të Mijëvjeçarit nga SHBA-të.

Më 01.08.2025, presidenti amerikan, Donald Trump i ka ndryshuar disa prej tarifave reciproke para ultimatumit të 1 gushtit për arritje të marrëveshjeve të reja tregtare.

Share This Article