Kosova i erdhën në ndihmë Shqipërisë për zjarret, Vasili: Ne çdo hall vëllezërit nga Kosova na gjenden

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka komentuar përmes një postimi në rrjetet sociale ndihmën që po i jep Kosova Shqipërisë për shuarjen e zjarreve në Kukës.

“Ne çdo hall vëllezërit nga Kosova na gjenden dhe janë me ne edhe sot ne këto dite te vështira te zjarreve këtu janë me forca e me mjete. Ndërsa Edi Rama dhe rilindja vetëm halle mbi halle i hapin Kosovës!”, Shkruan Vasili.

Më tej nënkryetari i LSI shprehet se ndihma që po i jep Kosova Shqipërisë nuk do të përmendet nga kryeministri Edi Rama, por do të falenderojë Serbinë që solli Bregoviçin për koncert në Shqipëri.

“Mos u çuditni hiç qe pas ca kohesh ndihma vëllazërore e Kosoves per zjarret nuk do përmendet fare nga Edi Rama, por do falenderoje Serbinë, qe na solli Bregoviçin ne kohen e zjarreve!”, mbyll postimin Vasili.

Share This Article