Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, kanë pasur një takim kokë më kokë pasditen e sotme.
Haradinaj tha se në këtë takim që është zhvilluar në zyrën e tij e ka njoftuar kreun e Kuvendit për ecurinë e takimit në Berlin në mes përfaqësuesve të Zyrës së Kryeministrit, Kancelares Merkel, Presidentit Macron dhe palës serbe.
“Ky takim kishte për qëllim evidentimin e zbatimit të marrëveshjeve nga dialogut teknik dhe çka duhet të bëhet në vazhdim. Në këtë takim Kosova i ka raportuar Berlinit zyrtar që Kosova i ka zbatuar të gjitha marrëveshjet e Brukselit dhe është e gatshme të vazhdojë këtë dialog, tashmë të kornizuar që çon në një marrëveshje finale, ligjërisht të obligueshme dhe që rezulton me njohje reciproke në kufijtë ekzistues”, deklaroi Haradinaj.