Kosova, kampione e Ballkanit në Beach Volley U20

albnews
By
1 Min Read

Kosova është fituese e Kampionatit Ballkanik në Beach Volley U20 në konkurencen e femrave.

Dyshja Yllka Jashari dhe Agnesa Koxha kanë arritur të fitojn titullin duke mposhtur në finale kombëtaren e Maqedonisë me rezultat 2:0 në sete.

Në konkurencen e meshkujve dy ekipet nga Turqia arritën të fitojnë dy vendet e para, duke u takuar në finale me njëra tjetren.

Vendin e tretë arriti ta fitojë Kosova, respektivisht dyshja Maliqi dhe Bajrami.

Share This Article