ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
‘Do të kishte qenë më mirë nëse do të më kishin vrarë’: Një luftë e harruar që shkatërron jetën e grave 2 minutes ago
Mahmood thotë se pagesa e azilkërkuesve të refuzuar për t’u larguar ia vlen paratë 5 minutes ago
Paralajmërim “i kuq” për borë, ndërsa valët e të ftohtit ngrijnë në Mbretërinë e Bashkuar (video buletini) 10 minutes ago
Mirë për hipotekat, keq për dyqanet ushqimore – si ju ndikon rënia e inflacionit 14 minutes ago
Zyrtarë ushtarakë amerikanë në Ukrainë për bisedime mbi përfundimin e luftës 17 minutes ago
Next
Prev
Home Kosova

Kosova kërkon nga Serbia kthimin e koleksionit të grabitur arkeologjik dhe etnologjik

albnews by albnews
19 May, 2021
in Kosova
0
Kosova kërkon nga Serbia kthimin e koleksionit të grabitur arkeologjik dhe etnologjik
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Drejtori i Muzeut Kombëtar të Kosovës, Ajet Leci, sot i është drejtuar me një letër Muzeut Kombëtar në Beograd, Muzeut Etnografik në Beograd dhe Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve me kërkesën për kthimin e artefakteve tona që vazhdojnë të mbahen në Serbi.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie nga Ministria e Kulturës, Rinisë e Sportit.

RelatedPosts

Dështon qeveria “Konjufca” – I mandatuari i dytë i LVV mori vetëm 56 nga 61 votat e nevojshme   

Robert De Niro do të interpretojë një film për luftën e Kosovës

Konjufca dështon të bëhet kryeministër, Kosova drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme

Po ashtu, kërkesës së Muzeut Kombëtar të Kosovës përmes një letër përcjellëse, i dhanë mbështetje të plotë edhe Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schëarz, dhe Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku.

“Të dy letrat argumentojnë detyrimin e Serbisë dhe institucioneve përkatëse për kthimin e këtij koleksioni bazuar në Marrëveshjet e nënshkruara që parashohin ekspozimin e përkohshëm në Beograd dhe kthimin e tij, konventën e UNESCO-s për kthimin e pasurisë kulturore në vendin e origjinës, dhe pakon e Ahtisaarit që obligon Serbinë të kthej në Kosovë koleksionin në fjalë”, thuhet në njoftim.

Më poshtë letrën e plotë të Muzeut Kombëtar të Kosovës dhe letrën përcjellëse nga Ministrat e Qeverisë së Kosovës”.

Të nderuar,

Kam kënaqësinë t’ju drejtohem me këtë letër që synon rregullimin e një çështje të rëndësishme që ka mbetur e hapur prej kohësh mes institucioneve tona. Në emër të Muzeut Kombëtar të Kosovës dua t’ju kujtoj obligimin e papërmbushur për kthimin e artefakteve nga koleksioni arkeologjik dhe etnogafik i Kosovës. Ndonëse të marrura nga Kosova në fund të viteve 90-ta të shekullit të kaluar me qëllim ekspozimi të përkohshëm në Serbi dhe me detyrim për t’i kthyer, artifaktet tona vazhdojnë të mbahen padrejtësisht në muzetë tuaja përkatëse.

Kam dëshirë t’ju përkujtoj detyrimin e trefishtë në raport me këto artefakte:

  1. Marrëveshjet e nënshkruara mes institucioneve tona parashohin bartjen e artefakteve me qëllim ekspozimi të përkohshëm dhe kthimin e tyre në vendin e origjinës dhe Muzeun Kombëtar të Kosovës, pronë e së cilës janë,
  2. Konventa e UNESCO-s për Mjetet e Ndalimit dhe të Parandalimit të Importit, Eksportit dhe Transferimit të Paligjshëm të Pronësisë së Pasurisë Kulturore (1970) obligon shtetet ratifikuese të punojnë për t’u siguruar që pasuria kulturore i kthehet vendit të origjinës (Serbia është ratifikuese e Konventës),
  3. Aneksi V, neni 6, paragrafi 1 i Planit te Ahtisaarit në mënyrë të prerë obligon Serbinë të kthejë në Kosovë koleksionin arkeologjik dhe etnografik të marrur përkohësisht për qëllime ekspozuese në Beograd.

Numri total i artefakteve të koleksionit arkeologjik dhe etnografik të Kosovës që mbahen padrejtësisht në Serbi është 1247. Ato duhet të kthehen sa me parë në vendin e tyre të origjinës. Për të realizuar këtë detyrim, propozoj themelimin e një grupi punues të përbërë nga përfaqësues (nga një zyrtar) të katër muzeve: Muzeu Kombëtar i Kosovës, Muzeu Etnografik i Kosovës, Muzeu Kombëtar në Beograd dhe Muzeu Etnografik në Beograd, si dhe profesionistë ndërkombëtarë të muzeologjisë. Detyra e këtij grupi punues do të ishte hartimi i planit dhe mbikëqyrja e procesit të kthimit të të gjitha artefakteve në Kosovë.

Ju falënderoj paraprakisht për bashkëpunimin. Do të jem ne pritje të përgjigjes tuaj dhe mundësisë për të caktuar takimin e parë mes institucioneve tona. 

Me respekt,

Ajet Leci

Muzeu Kombëtar i Kosovës

—

Të nderuar,

Në emër të qeverisë së Republikës së Kosovës, ofrojmë mbështetjen tonë të plotë për angazhimin dhe kërkesën e Z. Ajet Leci, drejtor i Muzeut Kombëtar i Kosovës, për kthimin e koleksionit arkeologjik dhe etnografik nga Serbia në Kosovë. Pasuria kulturore e Kosovës e marrur në fund të viteve 1990 për qëllime ekspozuese, me kohë të kufizuar dhe me detyrimin për ta kthyer, vazhdon të mbahet në muzetë e Serbisë. Në radhë të parë si detyrim nga marrëveshja mes muzeve, pastaj edhe si detyrim nga Konventa 1970 e UNESCO-s për kthimin e pasurisë kulturore në vendin e origjinës dhe Plani i Ahtisaarit, Serbia duhet të kthejë artefaktet e Kosovës duke i dhënë fund një procesi veçse të stërzgjatur.

Institucionet e Republikës së Kosovës do të ofrojnë gjithë mbështetjen e nevojshme Muzeut Kombëtar të Kosovës në përmbushjen e këtij qëllimi. Ne e mirëpresim propozimin e tyre për të themeluar një grup të përbashkët pune mes muzeve të Kosovës dhe Serbisë, me prezencë profesionale ndërkombëtare për të hartuar një plan dhe mbikëqyrur procesin e kthimit të artefakteve në Kosovë. Kërkojmë përgjegjësi institucionale nga muzetë përkatëse në Beograd, si dhe përgjegjësi politike nga qeveria në Beograd për të përmbushur një obligim ndërkombëtar. Njëherit zotohemi që nuk do të ndalemi së vepruari deri në momentin e kthimit të të gjitha pjesëve të koleksionit përkatës në vendin tonë.

Ju falemnderit për bashkëpunimin tuaj.

Me respekt,

Donika Gërvalla-Schwarz

Zv. Kryeministre

Ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës

Hajrulla Çeku

Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit .

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FMKRS.MKOS.MCYS%2Fposts%2F3741648315947597&show_text=true&width=500
albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

‘Do të kishte qenë më mirë nëse do të më kishin vrarë’: Një luftë e harruar që shkatërron jetën e grave

‘Do të kishte qenë më mirë nëse do të më kishin vrarë’: Një luftë e harruar që shkatërron jetën e grave

20 November, 2025
Mahmood thotë se pagesa e azilkërkuesve të refuzuar për t’u larguar ia vlen paratë

Mahmood thotë se pagesa e azilkërkuesve të refuzuar për t’u larguar ia vlen paratë

20 November, 2025
Paralajmërim “i kuq” për borë, ndërsa valët e të ftohtit ngrijnë në Mbretërinë e Bashkuar (video buletini)

Paralajmërim “i kuq” për borë, ndërsa valët e të ftohtit ngrijnë në Mbretërinë e Bashkuar (video buletini)

20 November, 2025
Mirë për hipotekat, keq për dyqanet ushqimore – si ju ndikon rënia e inflacionit

Mirë për hipotekat, keq për dyqanet ushqimore – si ju ndikon rënia e inflacionit

20 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result