Kosova mbanë stërvitjen e parë nën drejtimin e Alain Giresse

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Futbollistët e Kombëtares së Kosovës janë rikthyer, të hënën, në stadiumin “Fadil Vokrri” për stërvitjen e parë të këtij viti.

Ata, në këtë grumbullim janë pritur nga trajneri i ri, Alain Giresse, i cili disa orë më herët e kishte mbajtur konferencën për media dhe këtë grumbullim dhe dy miqësoret e këtij muaji i kishte vlerësuar si mundësi njohje me lojtarët dhe përgatitje për ndeshjet e Ligës së Kombeve, që zhvillohen në fillim të qershorit.

Në stërvitjen e sotme në dispozicion të Giresse dhe stafit të tij ishin 13 futbollistë: Samir Ujkani, Arjanet Muric, Visar Bekaj, Fidan Aliti, Mërgim Vojvoda, Amir Rrahmani, Mirlind Kryeziu, Blendi Idrizi, Betim Fazliji, Milot Rashica, Edon Zhegrova, Elbasan Rashani dhe Astrit Selmani, ndërsa pjesa tjetër e futbollistëve që arritën më vonë në Kosovë, punuan në ushtrime fitnesi në hotel.

Stërvitja e sotme ishte pa ngarkesa, me vrapim të lehtë dhe më lojë me top në hapësirë të vogël.

Kosova ndeshjen e parë miqësore të këtij muaji e luan kundër Burkina Fasos, më 24 mars, në stadiumin “Fadil Vokrri”, derisa pesë ditë më vonë do të përballet me Zvicrën, në Cyrih.

Stërvitjen e radhës, Dardanët, do ta zhvillojnë nesër në Kampin Nacional në Hajvali, në orën 16:00.

Share This Article