• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Friday, May 16, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Kosova
Ky është qëndrimi zyrtar i Holandës, i Sllovakisë dhe i Bullgarisë për vizat

Kosova mbështet shpresat te Gjermania për liberalizimin e vizave

by albnews
29 June, 2020
in Kosova
0
5
VIEWS

Gjermania ka rikonfirmuar se pozicioni i saj për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës mbetet i pandryshuar. Zyrtarë të Qeverisë së saj kanë thënë se do të vazhdojnë ta mbështesin liberalizimin, përfshirë edhe në periudhën 1 korrik – 31 dhjetor të këtij viti, kur ky shtet e drejton Këshillin e Evropës. Por pengesë, sipas njohësve të integrimeve, mund të jenë Franca dhe disa nga vendet skandinave

Kosova shpreson që pritjes gati 10-vjeçare për liberalizimin e vizave t’i vijë fundi gjatë pjesës së dytë të këtij viti. Mbështetja e Gjermanisë në këtë proces vlerësohet me shumë peshë, për më tepër që ky shtet nga 1 korriku merr kryesimin e Presidencës së Këshillit të Bashkimit Evropian. Një zyrtar i lartë në Qeverinë gjermane i ka thënë KOHËS se pozicioni i shtetit gjerman, kur bëhet fjalë për liberalizimin, mbetet i pandryshuar – mbështetja do të vazhdojë. Por për liberalizimin e vizave për Kosovën duhet mbështetja e të gjitha vendeve anëtare të BE-së. Franca, deri tash, ka qenë më skeptikja.

“Pozicioni gjerman për liberalizimin e vizave mbetet i pandryshuar: Ne mbështesim liberalizimin e vizave në bazë të përmbushjes së kritereve të përcaktuara. Vendimi për liberalizim të vizave tash është në kompetencën e anëtarëve të Këshillit të Bashkimit Evropian”, ka thënë zyrtari gjerman në kushte anonimiteti.

Sipas tij, vendet e Ballkanit Perëndimor janë bashkë dhe janë partnerë të rëndësishëm për Gjermaninë në kuadër të Presidencës së Këshillit të Bashkimit Evropian.

Zyrtarë në Kosovë në vazhdimësi shprehen se Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret e kërkuara për liberalizimin e vizave, kësisoj, presin që BE-ja ta mbajë fjalën.

Demush Shasha, drejtor i Institutit EPIK, në një deklaratë për KOHËN ka theksuar se Presidenca ka fuqi të konsiderueshme pasi që përfaqëson të gjitha vendet anëtare në kuadër të funksionimit të institucioneve të BE-së. Gjithashtu, Gjermania do të kryesojë takime të Këshillit të BE-së, me përjashtim të Këshillit për Punë të Jashtme, i cili kryesohet nga përfaqësuesi i lartë, Josep Borell. Si e tillë, ka thënë ai, Presidenca ka fuqi të influencojë procese të ndryshme, qoftë për të përshpejtuar apo për të ngadalësuar progresin.

E sa i përket procesit të liberalizimit të vizave, thotë Shasha, ekzistojnë mundësi reale në favor të Kosovës.

“Gjatë Presidencës gjermane të Këshillit të BE-së ekzistojnë gjasat reale për të siguruar përfundimin e procesit vendimmarrës brenda institucioneve të BE-së për liberalizimin e vizave. Kjo, pasi që Gjermania tani më është deklaruar në favor të liberalizimit të vizave për Kosovën dhe pasi që Gjermania në cilësinë e Presidencës së BE-së do ta përfaqësojë vendin më të fuqishëm të BE-së i cili do të jetë në gjendje të influencojë agjendën vendimmarrëse”, është shprehur Shasha.

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon-Taubadel, në një deklaratë për KOHËN, ka thënë se sheh sinjale pozitive në Berlin, megjithatë, sipas saj tash i takon Këshillit të BE-së të vendosë për çdo gjë.

“Unë shoh disa sinjale pozitive. Në Berlin janë shumë njerëz që e kuptojnë rëndësinë e kësaj çështjeje, prandaj ata do ta ngrenë këtë çështje, me siguri. Në Parlamentin Evropian javën e kaluar është votuar me shumicë të madhe një raport rreth një rekomandimi të Parlamentit Evropian për Këshillin, për Komisionin dhe për zëvendëskryetarin e Komisionit / përfaqësuesin e lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë rreth Ballkanit Perëndimor, pas samitit të 2020-s. Tani i takon Këshillit të BE-së të vendosë për këtë çështje”, ka deklaruar Von Cramon.

Previous Post

Në vitin 2019, 26% e azilantëve shqiptarë ishin minorenë

Next Post

Si e morën Putini dhe KGB-ja kontrollin e Rusisë

albnews

albnews

Related Posts

LDK këmbëngul për formimin e një qeveri gjithëpërfshirëse transitore
Kosova

LDK këmbëngul për formimin e një qeveri gjithëpërfshirëse transitore

15 May, 2025
Takimi i Osmanit me partitë joshumicë: Dëgjoi kënvështrimet e secilit
Kosova

Takimi i Osmanit me partitë joshumicë: Dëgjoi kënvështrimet e secilit

15 May, 2025
Osmani: Moskonstituimi i Kuvendit po rrezikon fondet nga BE-ja, rreth 900 milionë euro
Kosova

Osmani: Moskonstituimi i Kuvendit po rrezikon fondet nga BE-ja, rreth 900 milionë euro

15 May, 2025
Next Post
Ne kemi trajtuar pandeminë më mirë se SH.B.A., thotë Putin

Si e morën Putini dhe KGB-ja kontrollin e Rusisë

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
The Telegraph: Starmer është një pengesë e përkohshme për shqiptarët që vijnë në Britani!

The Telegraph: Starmer është një pengesë e përkohshme për shqiptarët që vijnë në Britani!

15 May, 2025
Ursula von der Leyen mbërrin në Tiranë, Presidentja e KE publikon foto nga kryeqyteti, por fsheh kullën pas Sahatit

Ursula von der Leyen mbërrin në Tiranë, Presidentja e KE publikon foto nga kryeqyteti, por fsheh kullën pas Sahatit

15 May, 2025
Nga Majko, Meta, Xhaçka e Gjylameti, kush mbetet jashtë kuvendit nga brezi i vjetër

Nga Majko, Meta, Xhaçka e Gjylameti, kush mbetet jashtë kuvendit nga brezi i vjetër

15 May, 2025
Everton apo Chelsea? Në Angli zbulojnë të ardhmen e Armando Brojës

Everton apo Chelsea? Në Angli zbulojnë të ardhmen e Armando Brojës

15 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4707 shares
    Share 1883 Tweet 1177
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2397 shares
    Share 959 Tweet 599
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1869 shares
    Share 748 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1811 shares
    Share 724 Tweet 453
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1696 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM