Kosova me një këmbë në finalen e Play Off-it, kryeson 4-2 në Bratisllavë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kosova është me një këmbë në finalen e Play Off-it të Botërorit.

Kreshnik Hajrizi realizoi në minutën e 72-të, duke bërë që “dardanët” të kryesojnë në shifrat 4-2 në Bratisllavë ndaj Sllovakisë. 

Në rast suksesi Kosova do të luajë finale e Play Off-it në Prishtinë më 31 mars kundër Turqisë. 

Më herët Florent Muslija realizoi një supergol nga gjuajtja e lirë në minutën e 60-të, duke ndezur festën në fushë kundërshtare.

Kosova u shfaq me një tjetër fytyrë në pjesën e dytë të takimit, ku fillimisht barazoi shifrat me Fisnik Asllanin. 

Share This Article