Kosova ka pranuar dërgesën e radhës të sistemeve raketore anti-tank OMTAS nga Turqia.
Lajmi u konfirmua nga ministri i Mbrojtjes në detyrë, Ejup Maqedonci ka bërë të ditur se sot është pranuar dërgesa e radhës e sistemeve raketore anti-tank OMTAS, të kontraktuara me prodhuesin shtetëror turk Roketsan në dhjetor të vitit 2023.
Sipas Maqedoncit, OMTAS (Orta Menzilli Tanksavar Silah) është një sistem modern raketor anti-tank me rreze të mesme veprimi, i projektuar për neutralizimin e mjeteve të blinduara moderne, përfshirë edhe tanke të pajisura me mbrojtje reaktive, si dhe fortifikata mbrojtëse ushtarake.
Ai ka theksuar se rritja e llojllojshmërisë dhe sasisë së sistemeve raketore anti-tank për Forcën e Sigurisë së Kosovës ka për qëllim mbulimin e distancave të ndryshme të veprimit, terreneve të ndryshme dhe skenarëve të ndryshëm të kërcënimit.
‘Ky zhvillim rrit ndjeshëm fleksibilitetin operacional dhe kapacitetet mbrojtëse të ushtrisë sonë’, ka deklaruar Maqedonci.

