Boksieret e perfaqesueses së Kosovës të rinjë dhe U-22 do ta perfaqesojnë Kosovën në 2 turne nderkombëtare dhe kampionatin Evropian U-22.
Me 07-12 mars 2022 në Sofia (Bullgari) mbahet turneu nderkombëtar memorial “EMIL JECHEV”. Kosova përfaqesohet me 2 boksierë: Dior Berisha 71 kg dhe Taulant Jakupi 86 kg, si dhe trajneri i kombëtares Mehmet Haxhani.
Me 08-14 mars 2022 në Budva (Mali i Zi) mbahet turneu nderkombëtar “Adriatic Pearl”. Kosova përfaqesohet me 3 boksierë: Dion Konushevci57 kg, Planet Berisha 60 kg, Donat Syla 92+ kg, dhe 1 boksiere, Alnera Brahimi 75 kg, si dhe trajneri (selektor i femrave) Faton Xhakli.
Kosova në Kampionatin Evropian U-22, i cili mbahet në Porec (Kroaci) me 11- 24 mars 2022 përfaqesohet me 3 boksierë: Bashkim Bajoku 54 kg, Shpetim Bajoku 67 kg, Remzo Mustafiç 86 kg, selektori Besim Brahimi dhe gjyqtari nderkombëtar që do të ndajë drejtësinë, Latif Demolli.