Kosova merr udhëheqjen e Grupit Drejtues për Zhvillim Rural Rajonal

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kosova mori udhëheqjen e Grupit Drejtues të Punës për Zhvillim Rural Rajonal të vendeve të Evropës Juglindore.

Kjo u bë në takimin vjetor të ministrave të bujqësisë të vendeve të Evropës Juglindore, i cili po mbahet për herë të dytë në Prishtinë, përmes të cilit synohet informimit për të arriturat dhe hartimin e planeve konkrete për zhvillim të kësaj fushe.

Ministrja në detyrë e ministrisë së Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në Kosovë Dijana Zhviq tha se institucionet e Kosovës do të punojnë që vitin e ardhshëm të forcojnë bashkëpunimin si dhe në takimin e ardhshëm të grupeve punuese të flitet vetëm për rezultate të mira.

Ndërsa, drejtori i Zhvillimit Rural pranë Komisionit Evropian, Mario Milouchev pasi uroi Kosovën për marrjen e udhëheqjes njëvjeçare të këtij grupi punues, tha se përmes këtij grupi mund të diskutohet rreth formulimit të politikave rurale të duhura.

Milouchev tha se Komisioni Evropian nuk arriti dakordësi për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, por që sipas tij zotimet e BE-së karshi Ballkanit Perëndimor mbeten të njëjta.

Ai kërkoi që të bashkohen energjitë e të gjithë shteteve për të tejkaluar pengesat.

Share This Article