Kosova mposht Bullgarinë

albnews
By
1 Min Read

​Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave ka shënuar fitore në ndeshjen miqësore kundër Bullgarisë, me rezultat 2:1

Ndeshja u zhvillua në qendrën stërvitore të Federatës bullgare “Boyana” në Sofje.

Vashat e Kosovës patën paraqitje shumë të mirë dhe arritën të kalojnë në epërsi qysh në minutën e 10-të, me golin e shënuar nga Besjana Reçica.

Në minutën e 35-të bullgaret arritën të barazojnë shifrat me golin e realizuar nga Yoanna Georgieva.

Megjithatë, në vazhdim të ndeshjes vashat kosovare treguan këmbëngulësi për fitore dhe pas tri rasteve tejet të mira ku shtylla ua mohoi golin, në minutën e 85-të Qëndresa Bajra shënoi golin e fitores.

Miqësorja e dytë ndërmjet dy kombëtareve do të zhvillohet më 28 shkurt.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply