Kosova mposht Gambinë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kosova ka shënuar fitore në ndeshjen miqësore ndaj Gambisë në Antalya të Turqisë me rezultat minimal 1:0.

Goli i vetëm i ndeshjes erdhi në minutën e 80-të. Arbër Hoxha depërtoi bukur nga e majta dhe iu afrua portës. Ai më pas goditi fuqishëm duke e “bombarduar” portën e Gambisë.

Menjëherë në aksionin tjetër, gjyqtari i ndeshjes akordoi penallti për Gambinë. Megjithatë, goditja e Barrow përfundoi mbi portë.

Në minutat e fundit, Halimi bëri një pritje duke ia shpëtuar fitoren “Dardanëve”.

Gjatë tërë ndeshjes, Kosova tregoi më shumë dhe ishte më e mirë, duke e mbyllur në fund me fitore.

Kështu, “Dardanët” e mbyllin me fitore kampanjën e tyre të miqësoreve të qershorit. Nga katër ndeshjet, Kosova i fitoi tri dhe e humbi një, atë ndaj Guineas.

Ndërsa ekipi i udhëhequr nga Challandes fitoi sfidat ndaj San Marinos, Maltës dhe Gambisë.

Share This Article