Kosova mposht Suedinë dhe kthehet në garë për kualifikimin në Botëror

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kosova merr një fitore të madhe në “Fadil Vokrri”, në ndeshjen e dytë Kualifikuese të Botërorit, teksa mundi 2-0 Suedinë.

Suedezët u gjetën të papërgatitur në minutën e 26-të, me Rexhbecaj që ia doli të dërgojë topin në rrjetë, pasi mori  një top të gjatë mjaft të bukur. Për të ardhur te goli i dytë, në të 42-tën, Rrahmani shërbeu për Muriqin, i cili nuk fali.

Në pjesën e dytë të besuarit e Tomasson shtuan presionin por pa mundur dot të bënin diçka konkrete.

Kosova merr 3 pikët e para në Kualifikuese dhe e sheh veten në vendin e dytë, me dy pikë më shumë se Suedia dhe 3 pikë më pak se Zvicra kryesuese që mposhti Slloveninë 3-0.

Share This Article