Kosova mposht Turqinë, merr kryesimin e grupit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kosova U21 ka arritur ta mposhtë sonte Turqinë U21 me rezultat 3 – 1.

Djelmoshat e Rafet Prekazit e nisin më mirë ndeshjen duke pasur disa raste të mira shënimi, por golin nuk arritën ta gjenin deri në minutat shtesë të pjesës së parë. Ishte Arbenit Xhemajli i cili shënoi në minutat shtesë të pjesës së parë.

Turqit barazuan rezultatin 13 sekonda pas fillimit të pjesës së dytë, mirëpo kjo ishte e tëra se çfarë arritën të bënin mysafirët.

Mirlind Daku me një gol fantastik me kokë arriti ta rikthejë epërsinë, ndërkaq ai i cili vulosi rezultati përfundimtar Kosova U21 – Turqi U21, ishte sulmuesi Lirim Kastrati. Me këtë fitore Kosova bëhet lidere e grupit me pikë të plota pas dy ndeshjeve të zhvilluara, pasi që disa ditë më parë mposhti edhe Andorën në udhëtim

Share This Article