Kosova nderon Elizabeth II, artisti krijon portretin e saj më oriz, fasule e grurë. Synon rekordin

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në nderim të Mbretëreshës Elizabeth II, një artist nga Kosova ka krijuar portretin e saj me oriz, fasule, grurë dhe fara luledielli.

Alkent Pozhegu punoi fort që të kompletonte portretin e Mbretëreshës Elizabetha e Dytë të shtunën në nderim të personalitetit të saj në botë dhe në Kosovë.

Ai ka tri rekorde të regjistruara Guinness, në vitin 2014 me portretet e futbollistëve Cristiano Ronaldo dhe Leo Messi, në vitin 2017 me këngëtaren britanike me prejardhje shqiptare, Rita Ora dhe në vitin 2019 me portretin e ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Kësaj here ai e vendosi jo vetëm artin, por edhe emocionet e veta në portretin e Mbretëreshës.

“Ka qenë ndër të paktat çka unë kam mundur ta realizoj me këtë mozaik sepse mbretëresha e Anglisë ka qenë një grua jashtëzakonisht e shkëlqyer, një burrneshë që ka kontribuar shumë për Anglinë dhe sidomos për Kosovën. Që e kemi pasur një mbështetje të madhe si gjatë luftës dhe pas luftës, të jemi falënderues”, ka thënë Pozhegu.

Pozhegu jeton në Gjilan. Ka përdorur një park të vogël për të krijuar portretin e Mbretëreshës. Ka përdorur grurin për flokët e thinjura, misrin për fytyrën dhe fasulet për sytë e saj shumë ekspresiv ndërkaq farat tjera i ka përdorur për flamurin britanik. /Koha

Share This Article