ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Një grua vdiq pasi u shkel nga një tufë lopësh ndërsa shëtiste qenin e saj në Exmoor në Britani të Madhe 4 hours ago
Autoritetet britanike aksion për ilaçet ilegale, sekuestrohen medikamentet e rrezikshme për humbje peshe me vlerë marramendëse  4 hours ago
A depërtoi “Rrumi” deri në sistemin bankar duke futur para’ të falsifikuara?!  4 hours ago
Meghan Markle ka gati një “plan divorci” në rast se Princi Harry vendos të kthehet në Angli 5 hours ago
Këta janë 7 EMRAT që pritet të jenë pjesë e “Big Brother VIP 5” 5 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Kosova ndërton hekurudhën moderne me Maqedoninë

albnews by albnews
6 February, 2019
in Kosova
0
Kosova ndërton hekurudhën moderne me Maqedoninë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Është mbajtur ceremonia e nënshkrimit të Kontratës komerciale ndërmjet INFRAKOS dhe GCF (Generale Construzioni Ferrovarie), për Rehabilitimin e linjës së 10-të hekurudhore, segmenti Fushë Kosovë – Hani i Elezit.

Me këtë rast, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se sot është një ditë feste për Kosovën.

RelatedPosts

Nesër sprova e Kurtit! Vetëvendosja pa votat e mjaftueshme për qeverinë e re, opozita i mbyll dyert e koalicionit

Osmani për DW: Kosova nuk është e izoluar nga partnerët strategjikë

Osmani: Nëse s’ka Qeveri të dielën, do t’i ftoj partitë për krijimin e shumicës

“Sot është një ditë feste në Kosovë pasi nga sot fillojnë punimet për rehabilitimit të një segmenti të rëndësishëm që është fushë Kosovë -Hani i Elezit. Punimet zgjasin 24 muaj dhe i bie që në fillim të viti 2021 kemi hekurudha të mira. Anët e mira të ditës së sotme se ky është një investim i përbashkët, investon Kosova dhe BE-ja”, tha ai.

Kryeministri  shtoi se përgjatë kësaj kohe do të hapen edhe vende të punës.

Ndërsa u zotua se në pranverën e vitit 2021 hekurudhat do të jenë të përfunduara  deri në Merdare e në Leshak.

Ministri i Infrastrukturës së Kosovës Pal Lekaj, u shpreh se investimi në hekurudha është një lajm i mirë.

“Sot po fillon diçka e re për hekurudhën e Kosovës, do të ndodh investimi në hekurudha. Trenat do të kenë mundësi të zhvillojnë shpejtësi deri në 150 km në orë. Nga sot 210 milionë euro para të siguruara nga Qeveria e Kosovës përmes bankës për Rindërtim dhe Zhvillim. Edhe sistemi hekurudhor në Kosovë është prioritet për qeverinë dhe për MI”, tha ai.

Kryeshefi ekzekutiv i Infrakos, Agron Thaçi, tha se me këtë investim Kosova do të ketë një hekurudhë moderne.

“Që nga nesër do të fillojnë punimet, besoj që kemi bërë një përgatitje të mirë dhe do të kemi një linjë që do të jetë moderne dhe i bashkon të gjitha kriteret e BE-së”, u shpreh ai.

Përfaqësuesi i BE-së në Prishtinë, Luigi Brusa tha se kjo hekurudhë do të ketë ndikim pozitiv në ekonominë e Kosovës.

“Në fazën e parë ndërhyrja jonë është rreth 40 milionë euro duke përfshirë edhe fazën e projektimit. Ne jemi duke bashkuar njerëz dhe do të ketë një ndikim shumë pozitiv për Kosovën. Do të krijohen 120 vende të reja të punës. Kjo është punë e madhe dhe jam shumë i lumtur për fillimin e këtij punimi”, u shpreh ai.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Një grua vdiq pasi u shkel nga një tufë lopësh ndërsa shëtiste qenin e saj në Exmoor në Britani të Madhe

Një grua vdiq pasi u shkel nga një tufë lopësh ndërsa shëtiste qenin e saj në Exmoor në Britani të Madhe

25 October, 2025
Autoritetet britanike aksion për ilaçet ilegale, sekuestrohen medikamentet e rrezikshme për humbje peshe me vlerë marramendëse 

Autoritetet britanike aksion për ilaçet ilegale, sekuestrohen medikamentet e rrezikshme për humbje peshe me vlerë marramendëse 

25 October, 2025
A depërtoi “Rrumi” deri në sistemin bankar duke futur para’ të falsifikuara?! 

A depërtoi “Rrumi” deri në sistemin bankar duke futur para’ të falsifikuara?! 

25 October, 2025
Meghan Markle ka gati një “plan divorci” në rast se Princi Harry vendos të kthehet në Angli

Meghan Markle ka gati një “plan divorci” në rast se Princi Harry vendos të kthehet në Angli

25 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result