Kosova ndeshet me Britaninë për kualifikim në “Eurobasket 2021”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll, sot kthehet në palestrën “Minatori” në Mitrovicë. E goditur nga lëndimet e edhe më shumë nga humbja shokuese nga Luksemburgu, Kosova e pret në arenën buzë lumit Ibër, përfaqësuesen e Britanisë së Madhe që llogaritet favorite e grupit.

Ndeshja Kosova – Britania e Madhe luhet sot nga ora 20:30 në kuadër të Grupit G të raundit të tretë të parakualifikimeve për “Eurobasket 2021”, shkruan sot “Koha Ditore”.

Kosova fushatën në raundin e tretë parakualifikues e nisi të shtunën, kur në udhëtim pësoi nga Luksemburgu inferior me shifrat 88:80.

Gjatë është llogaritur në fitore ndaj Luksemburgut, që kështu të rivalizohet Britania e Madhe për pozitën e parë në grup, që është e vetmja që dërgon në kualifikimet e rregullta. Me fitore ndaj Britanisë, Kosova mbetet fuqishëm në garë, ndërsa me humbje eventuale thuajse humb gjasat.

Share This Article