ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Starmer do të njoftojë njohjen e shtetit palestinez nga Mbretëria e Bashkuar të dielën 2 hours ago
Kush është politikani që do të bëhej mbret i Anglisë 5 hours ago
Ed Davey-t i pëlqen të bëjë shaka, por a ka ardhur koha që Liberal Demokratët të bëhen seriozë? 6 hours ago
Ukraina thotë se tre persona janë vrarë në një sulm ajror ‘masiv’ rus 6 hours ago
Liria e shprehjes nën sulm, Trump dhe media, një marrëdhënie e tensionuar 6 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Kosova në “Defender Europe 25”/ Flasin ish-komandantët e UÇK-së: Historike – forcon partneritetin me SHBA-në dhe NATO-n

albnews by albnews
28 May, 2025
in Kosova
0
Kosova në “Defender Europe 25”/ Flasin ish-komandantët e UÇK-së: Historike – forcon partneritetin me SHBA-në dhe NATO-n
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Rreth 12.000 trupa ushtarake nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nga vendet aleate të NATO-s, përfshirë edhe Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), janë dislokuar në Ballkan në kuadër të fazës së dytë të stërvitjes ndërkombëtare “DEFENDER 25”, e udhëhequr nga ushtria amerikane.

Kjo stërvitje, e njohur me emrin “Immediate Response 25”, po zhvillohet nga data 26 maj deri më 9 qershor dhe përfshin tetë vende të ndryshme të Evropës Juglindore, përfshirë Kosovën. 

RelatedPosts

Kongresisti Brian Mast dërgon amendament në Kongres, kërkon mbështetjen e SHBA-së për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Vranë një civil shqiptar dhe keqtrajtuan 6 të tjerë, ‘Specialja’ në Prishtinë ‘kopsit’ dosjen ndaj 2 shtetasve serbë

Pezullimi i Dialogut Strategjik me SHBA, Kurti ia hedh fajin opozitës: Po e bëjnë të stërmadhe, kemi dallime për raportet me Serbinë

Qëllimi i saj kryesor është testimi i aftësisë së aleatëve për të reaguar shpejt dhe në mënyrë efektive ndaj kërcënimeve të mundshme në Krahun Lindor të NATO-s, si dhe forcimi i kapaciteteve të mbrojtjes kolektive dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.

Kurse, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci së bashku me Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jasharin kanë vizituar trupat e angazhuar në Ushtrimin Fushor “Defender Europe 25”.

“Gjatë kësaj vizite, përgëzuam pjesëmarrësit për përkushtimin e tyre gjatë planifikimit dhe përgatitjeve të këtij ushtrimi. Gjithashtu, theksuam rëndësinë e pjesëmarrjes së FSK në një ushtrim të këtij niveli si nikoqir, si dhe avancimin e njësive të FSK-së që të operojnë në një mjedis shumëkombësh operacional, me fokus në realizimin e detyrave kryesore dhe ngritjen e ndërveprueshmërisë me aleatët dhe partnerët”.

Mustafa: Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte themeli i parë i kësaj rruge

Ish-komandanti i UÇK-së, Rrustem Mustafa, në një përgjigje për “Bota sot”, ka thënë se Kosova si nikoqire e komandës amerikane në “DEFENDER 25” është një moment historik.

Image

Ish-komandanti i UÇK-së, Rrustem Mustafa

Sipas tij, kjo dëshmon për rolin serioz të saj në arkitekturën e sigurisë euroatlantike, të ndërtuar mbi sakrificën e popullit dhe luftën çlirimtare për liri dhe partneritet me SHBA-në dhe NATO-n.

“Së pari, është e rëndësishme të them se kjo është një ngjarje historike për Kosovën. Të jesh nikoqir i komandës amerikane në një nga operacionet më të mëdha ushtarake të SHBA-së në Evropë është jo vetëm nder, por një dëshmi konkrete se Kosova është bërë pjesë serioze e arkitekturës së sigurisë rajonale dhe euroatlantike.

Ky realitet nuk ka ardhur rastësisht. Ai është ndërtuar mbi sakrificën, dhe vendosmërinë e popullit tonë për liri. Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte themeli i parë i kësaj rruge. Ne nuk ishim vetëm luftëtarë, por edhe bartës të një vizioni që e pa Kosovën të lirë, të pavarur dhe të lidhur përjetësisht me partnerët tanë strategjikë – SHBA-në dhe NATO-n”, thotë ish-komandanti.

Në fund, Mustafa thotë se pjesëmarrja dhe mikpritja e Kosovës në stërvitjen “DEFENDER 25” tregon pjekuri shtetërore dhe besimin që aleatët kanë ndaj saj.

Kjo sipas tij, është dëshmi e rolit të saj si faktor stabiliteti dhe garantues i paqes në rajon, në partneritet të ngushtë me SHBA-në dhe NATO-n.

“Sot, kur Kosova është jo vetëm pjesëmarrëse, por edhe nikoqire në një mision të tillë strategjik, kjo flet për një pjekuri shtetërore, për një besim që aleatët kanë ndaj nesh, dhe për një përgjegjësi të re që ne mbajmë si kontribuues të sigurisë rajonale.

Ky ushtrim forcon partneritetin tonë me SHBA-në dhe NATO-n, por gjithashtu është një mesazh i qartë për të gjithë rajonin: Kosova është këtu për të ruajtur paqen, për të mbrojtur lirinë, dhe për të kontribuar në stabilitetin e përbashkët”, deklaron Mustafa.

Hoxha: Kosova në “Defender Europe 25” ka domethënie të thellë strategjike

Edhe ish-komandanti i UÇK-së, Hafir Hoxha, thekson se pritja nga Kosova e komandës amerikane në “Defender Europe 25” ka rëndësi të madhe strategjike.

Ai thotë se kjo tregon besimin e SHBA ndaj Kosovës si partnere e besueshme dhe e qëndrueshme në rajon. Rrit profilin e saj ndërkombëtar, përmirëson kapacitetet e FSK-së dhe afron Kosovën me NATO-n, duke forcuar pozicionin e saj në arkitekturën e sigurisë euroatlantike.

Image

Hafir Hoxha

“Fakti që Kosova është nikoqire e komandës amerikane në ushtrimin më të madh ushtarak të SHBA-së në Evropë – “Defender Europe 25” kjo ka domethënie të thellë strategjike dhe pasoja pozitive në disa drejtime kyçe, si në rrafshin ushtarak, diplomatik, dhe gjeopolitik.

Po i përmendi disa nga domethëniet dhe ndikimet më të rëndësishme të këti ushtrimi !

Kjo ka domrthënie strategjike për Kosovën

Në radhë të parë po vërtetohet bashkëpunimi dhe dëshmia e lidhjeve me SHBA-të

Nikoqirësia e komandës amerikane është dëshmi e besimit strategjik që SHBA ka ndaj Kosovës.

Kjo tregon se Kosova shihet si një partnere e qëndrueshme dhe e besueshme në Ballkan, në kohë të tensioneve të larta në rajon dhe më gjerë”, shprehet Hoxha.

Ky fakt, sipas tij tregon Kosovën si element, si pozicionim dhe si faktor sigurie në Ballkan.

“Kosova kalon nga një rol pasiv si vend pritës i misioneve ndërkombëtare, në një aktor aktiv në arkitekturën e sigurisë europiane.

Ky rol i Kosovës rrit profilin ndërkombëtar ushtarak dhe diplomatik të Kosovës, sidomos përballë vendeve që ende nuk e kanë njohur shtetësinë e Kosovës.

Ky besim, kjo detyrë vërteton se FSK ka përmirësim në kapacitete ushtarake dhe logjistike

Trajnimi dhe bashkëpunimi me trupat amerikane dhe aleatët e NATO-s përmirëson kapacitetet profesionale të FSK-së, logjistikën, reagimin ndaj krizave dhe ndërveprueshmërinë shumëkombëshe

Këtu përforcohet ndikimi në Partneritetin me NATO-n

Ky ushtrim është një lloj provimi si hap konkret drejt anëtarësimit në  strukturat e NATO

Pjesëmarrja aktive në “Defender Europe 25” është sinjal i qartë i gatishmërisë së Kosovës për të kontribuar në operacionet e përbashkëta të sigurisë.

Forcon kauzën e Kosovës për t’u pranuar në Programin e Partneritetit për Paqe (PfP) dhe në të ardhmen, në NATO.

Kjo jep mundësinë për demonstrim të përputhshmërisë me standardet e NATO-s”, thotë ai.

Më tej, Hoxha deklaron se pjesëmarrja e Kosovës në “Defender Europe 25” tregon se FSK-ja po arrin standardet e NATO-s dhe është gati për operacione shumëkombëshe.

Sipas Hoxhës, ushtrimi rrit sigurinë rajonale, forcon bashkëpunimin me shtetet fqinje dhe ndihmon në parandalimin e ndikimeve destabilizuese nga Serbia e Rusia, duke e pozicionuar Kosovën qartë në boshtin perëndimor të sigurisë.

“Ushtrimet ndërkombëtare si “Defender Europe” ndihmojnë Kosovën që të ndërtojë dhe certifikojë kapacitetet e saj sipas standardeve të NATO-s.

Kjo tregon se FSK-ja është gati për operacione të përbashkëta shumëkombëshe, diçka thelbësore për integrimin euroatlantik”, nënvizon ai.

Me këtë ushtrim, Hoxha thotë se vërtetohet rritja e Sigurisë Rajonale dhe tregohet stabiliteti përmes bashkëpunimit me ushtritë tjera në rajon.

“Pjesëmarrja e përbashkët e vendeve të rajonit në “Defender Europe 25” ndihmon në ndërtimin e besimit mes shteteve fqinje dhe në zvogëlimin e tensioneve politike dhe konflikteve ushtarake që rregullisht janë prezent në rajon.

Ushtrimi dhe roli i Kosovës në këtë ushtrim shihet si parandalim i ndikimit të aktorëve destabilizues, sidomos ndaj Serbisë.

Tregon qartë se Kosova është pjesë e boshtit perëndimor të sigurisë, duke kundërshtuar ndikimin e Rusisë dhe Serbisë dhe aktorëve të tjerë të huaj destabilizues në Ballkan”, nënvizon ai.

Hoxha: Deputetët e Kosovës duhet të reflektojnë

“Ushtrimi “Defender Europe 25” tregon mbështetjen ndërkombëtare për Kosovën dhe përparimin drejt integrimit në NATO, duke e pozicionuar si faktor të rëndësishëm të sigurisë rajonale”, thotë tutje ish-komandanti Hoxha.

Kritikët politikë, sidomos nga opozita, sipas Hoxhës nuk ofrojnë fakte konkrete, dhe kritikat e tyre duken më shumë si interes partiak sesa konstruktiv.

“Në kohën kur Kosova fiton në prestigj e partneritet ndërkombëtar, bllokada në Kuvend dëmton institucionet dhe shkon në kundërshtim me pritjet e aleatëve. Deputetët duhet të reflektojnë dhe të ndalojnë sabotimin institucional”. Kjo trego dhe vërteton një garanci më të madhe për qytetarët

Për qytetarët e Kosovës, ky ushtrim tregon se shteti ka mbështetje të fuqishme ndërkombëtare dhe se është në rrugën drejt një sistemi të sigurisë kolektive, si NATO, edhe pse nga opozita ka vërejtje, qortime dhe kritika pa fakte, ky ushtrim tregon se nuk kanë fakte për ato kritika dhe se ato kritika janë për interes partiak të atyre që i bëjnë e jo për interes të qeverisjes më të mirë të Kosovës”, thekson ai.

Po ashtu, ai thotë se Kosova, si nikoqire e komandës amerikane në “Defender Europe 25”, fiton jo vetëm në prestigj dhe imazh ndërkombëtar, por edhe në fuqizim ushtarak, partneritet me NATO-n, dhe rol në garantimin e paqes dhe stabilitetit në rajon.

“Kjo përfaqëson një moment historik në rrugëtimin euroatlantik të Kosovës dhe përforcon vendin e saj si faktor kyç i sigurisë në Ballkanin Perëndimor.

E kjo po ndodhë pikërisht kur deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë humbë seriozitetit, përgjegjësinë dhe fleksibilitetin për të gjetur zgjidhje konstruktive, për të zgjedhë kryetarin e kuvendit dhe institucionet tjera dhe të vazhdojnë punën dhe detyrat që i kanë, kjo sjellje e tyre, ky ngërç politik i panevojshëm dhe i paarsyeshëm shkon krejt në kundërshtim me pritjet dhe mbështetjen që ka Kosova nga BE dhe nga SHBA.

Ky ushtrim duhet t’i vetëdijesua delegatët e kuvendit, të kuptojnë rëndësinë e funksionit të tyre që kanë dhe i ftoj që MOS T’I SABOTOJNË INSTITUCIONET E KOSOVËS. Por, të jenë në nivel të detyrës dhe përgjegjësisë që kanë dhe të fillojnë punën e tyre kushtetuese”, përfundon ish-komandanti iUÇK-së, për “Bota sot”.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Starmer do të njoftojë njohjen e shtetit palestinez nga Mbretëria e Bashkuar të dielën

Starmer do të njoftojë njohjen e shtetit palestinez nga Mbretëria e Bashkuar të dielën

20 September, 2025
Kush është politikani që do të bëhej mbret i Anglisë

Kush është politikani që do të bëhej mbret i Anglisë

20 September, 2025
Ed Davey-t i pëlqen të bëjë shaka, por a ka ardhur koha që Liberal Demokratët të bëhen seriozë?

Ed Davey-t i pëlqen të bëjë shaka, por a ka ardhur koha që Liberal Demokratët të bëhen seriozë?

20 September, 2025
Ukraina thotë se tre persona janë vrarë në një sulm ajror ‘masiv’ rus

Ukraina thotë se tre persona janë vrarë në një sulm ajror ‘masiv’ rus

20 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result