Kosova në grup me Spanjën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll do të luajë në grup me Spanjën në kualifikimet për Botërorin e vitit 2022. Kosova është në grupin B së bashku edhe me Suedinë, Greqinë dhe Gjeorgjinë.

Shorti është tërhequr të hënën mbrëma në Zuerich. Për herë të parë Kosova ishte në short për kualifikimet e Botërorit.

Në fakt Kosova ka garuar edhe në kualifikimet e Botërorit të kaluar, Rusia 2018, por grupi i ishte përcaktuar me vendim të FIFA-s, pas pranimit në këtë asociacion.

Kosova ishte në vazon e pestë në shortin e së hënës, pra në letër nuk është pretendente për kualifikim. Sipas shortit, Kosova ka katër përfaqësuese më të forta në grup.

Ndeshjet e para kualifikuese për Botëror luhen më 24 e 25 mars të vitit të ardhshëm. Në mars janë tri termine për ndeshje, kurse ndeshjet tjera luhen në shtator, tetor dhe nëntor të vitit të ardhshëm. Botërori në Katar mbahet prej 21 nëntorit e deri më 18 dhjetor të vitit 2022.

Vendi i parë në grup kualifikues siguron biletën për Botëror, ndërsa vendi i dytë siguron fazën e plejofit.

Share This Article