• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Monday, May 19, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Kosova
Kosova, e katërta në Evropë me më së paku të vdekur nga Covid-19

Kosova në vendin e tretë në Evropë me numër të të infektuarve me Covid-19

by albnews
12 July, 2020
in Kosova
0
6
VIEWS

Mikrobiologu Lul Raka thotë se Kosova aktualisht është në vendin e tretë në Evropë sa i përket numrit të rasteve të të infektuarve me COVID-19 në 100 mijë banorë.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë shtoi se ndonëse është shënuar rritje enorme e të infektuarve, imunizimi kolektiv merr kohë, dhe hulumtimet globale kanë treguar se është gati i paarritshëm.

Radio Evropa e Lirë: Zoti Raka, si e vlerësoni gjendjen aktuale të të infektuarve në Kosovë?

Lul Raka: Gjendja aktuale në javët e fundit po shënon rritje enorme të numrit të rasteve dhe Kosova fatkeqësisht është në vendin e tretë aktualisht në Evropë me numrin e rasteve në 100 mijë banorë, pas Maqedonisë dhe Suedisë.

Radio Evropa e Lirë: Ditëve të fundit gati gjysma e personave te testuar po dalin pozitiv. Si e shihni këtë fakt?

Lul Raka: Është një rezultat i ndryshimit të qasjes së testimit sepse tashmë i testojmë vetëm personat simptomatikë. Nuk i trestojmë personat asimpotmatik edhe në qoftë se janë në rrethin familjar për shkak të prioriteteve të testimit. Andaj kjo ka ndikuar në rritjen e përqindjes së poyitivitetit. Por, kjo është edhe reflektim i rritjes masive të përhapjes së koronavirusit në komunitet. Këto janë dy faktorë të përbashkët. Por, duhet pasur parasysh që mostestimi i personave asimptomatikë ka ndikuar në këtë përqindje.

Radio Evropa e Lirë: A po shkon vendi drejt imunizimit kolektiv, dhe cilat do të jenë pasojat nëse po?

Lul Raka: Jo nuk besoj, pasi që imunizimi kolektiv merr kohë dhe dhe hulumtimet globale kanë treguar se është gati i paarritshëm. Pasi në shumicën e shteteve që është bërë imuniteti i popullatës, ka dalë që vetëm rreth 4 për qind e popullatës janë të prekur dhe pjesa tjetër është ende e ndjeshme dhe e ekspoyueshme.

Për këtë arsye imuniteti kolektiv sic pretendohet nga disa njerëz edhe pse ate asnjë shtet në botë nuk e aplikon, sepse ka kosto të jashtëzakonshme, kushton me mijëra jetë njerëzish edhe asesi nuk guxon të jetë në rend dite ajo qasje. Kjo pasi jetët e njerëzve janë më të rëndësishme sesa idetë e disa shkencëtarëve ose ideologëve të kësaj teorie.

Radio Evropa e Lirë: Ndërkohë është rritur edhe numri i vdekjeve. Pse?

Lul Raka: Paralelisht me rritjen e numrit të rasteve , rritet edhe numri i hospitalizimeve edhe i njerëyve që kanë nevojë për kujdes intensiv dhe si rrjedhojë rritet edhe numri i të vdekurve. Kjo është reflektim normal i përhapjes masive në komunitet.

Radio Evropa e Lirë: Çka saktësisht ka ndikuar në rritje të shpejtë të numrit të të infektuarve?

Lul Raka: Ka shumë faktorë dhe secila komponentë është përgjegjëse. Nuk është kohë e fajësimit, jo i ka fajet populli ose qeveria, të gjithë jemi përgjegjës ngapak. Faktorë kryesor që ka ndikuar janë mos respektimi i masave të parandalimit nga popullata, pasi pas 1 qershori është konsideruar se përfundoi koronavirusi dhe nuk ka pasur kurfarë mase mbrojtëse, por as mbikëqyrje të zbatimit të masave parandaluese nga institucionet shtetërore në rend të parë nga inspektorati, komunat dhe ka pasur edhe vonesa, lojëra politike e që ka ndikuar në mënyrë të terthortë në mbarëvajtjen e menaxhimit dhe ka ndikuar edhe kjo.

Andaj secili do duhej ta kryente punën e vet, popullata t’i respektojë masat, inspektorati t’a mbikqyrë respektimin e këtyre masave , pasi një pjesë e madhe e popullatës rreth 30 për qind, mendojnë se virusi është gënjeshtër sipas hulumtimeve të fundit. Andaj duhet të ketë bashkëpunim politik për ta adresuar problemin, në mes partive politike të cilën e kemi parë që ka munguar , jo tash por qe dy –tre muaj.

Radio Evropa e Lirë: Pse nuk po bëhen më shumë teste, a ka mungesë të tyre, apo ka mungesë të kapaciteteve qoftë humane apo edhe infrastrukturore?

Lul Raka: Kjo është një zingjir, sepse rritja masive e numrit të rasteve e rrit në mënyrë enorme kërkesën për testim. Nëse i kemi 100 raste në ditë, e që tash i kemi edhe mbi 200 raste të infektuar dhe nëse nisemi nga fakti që një person i konfirmuar me Covid19 i ka mesatarisht 36 persona të kontaktit atëherë i bjen që brenda ditës do të kemi 3 mijë e 600 kërkesa për testim.

Nëse kësaj ja shtojmë numrin e rasteve që nuk kanë simptome, atyre që kërkojnë të udhëtojnë jashtë Kosovës qoftë për pushim , apo për kthim nëpër vende të tyre,gjithsesi i tejkalon kapacietet aktuale. Gjithsesi parashtron nevojën që të licencohet sektori privat. Pastaj ka studentë që studiojnë në Maqedoni dhe e kërkojnë testin. Andaj ne duhet t’ju ofrojmë shërbime njerëzve.

Pa simptoma nuk ka test, pa test nuk e kalon dot kufirin maqedonas

Andaj pasi që sektori publik nuk ka mundësi atëherë duhet tu mundësohet sektorit privat. Gjithashtu testimi në sektorin privat testimi molekular do ta rriste edhe numrin e personave të identifikuar të sëmurë, por që janë asimptomatikëe që është një përqindje e madhe.

Me automatizëm do të ndikonte në parandalim të infeksionit pasi që rastet do të izoloheshin dhe do të pengohej përhapja në komunitet. Dobia do të ishte e shumëfisht.

Radio Evropa e Lirë: A ekzistojnë kapacitetet shëndetësore për tu përballur me situatën aktuale?

Lul Raka: Kapacitete shëndetësore këto që janë qe katër muaj në të gjitha frontet e përballjes me pandeminë janë këta punëtorë shëndetësorë e që pas katër muajsh kalojnë në lodhje kronike. Ajo është sindromë e lodhjes kronike, ngarkesë cdo ditë e që përcjellet me simptomatologji të vecantë. Me humbje të koncentrimit, me mosdëshirë për punë, çrregullime me ushqim, gjumë dhe kjo është problem, kur i shtohet edhe fakti që është dëshpëruese që Gjykata Kushtetuese e anuloi Ligjin e pagave e që ndikon keq në mesin e punëtorëve shëndetësorë.

Radio Evropa e Lirë: A janë masat e fundit të qeverisë të qëlluara, kur ka të bëjë me mbylljen e gastronomisë në mbrëmje, me kufizimin e lëvizjes në disa qytete? Apo duhet te ndërmarrin masa tjera?

Lul Raka: Masat tjera për parandalim do të jenë konform situatës që do të zhvillohet këtyre ditëve. Rezultati i masave që janë ndërrmarë në fillim të javës do të shihen javën e ardhshme, me kusht që do të respektohen në të kundërtën do të vazhdojë rritja e numrit të të infektuarve, por rikthimi i karantinimit të plotë unë mendoj se është versioni i fundit.për të mos ardhur deri te ajo, që të mos shkatërrohet ekonomia, shëndeti mendor i qytetarëve mendoj që qytetarët duhet t’i respektojnë masat e thjeshta, si mbajtja e maskës, distanca dhe higjiena.

Radio Evropa e Lirë: A keni ndonjë parashikim se sa do të zgjasë pandemia?

Lul Raka: Pandemia përfundon në momentin kur zbulohet vaksina ose ndonjë ilaç. Vaksina merr kohë një deri në një vit e gjysmë. Ne kemi me u ballafaqu me pandemi.

Por, nëse i zbatojmë masat e parandalimit kapacitetet do të jenë të menaxhueshme, sepse ne e kemi parë që vetëm për dy javë pa një kontrollë, pa zbatim të masave e kemi parë se në cfarë gjendje kanë ardhë kapacitetet shëndetësore të Kosovës. Paramendo nëse këtë trend do ta kemi edhe gjashtë muajt e ardhshëm. Do të ishte e paimagjinueshme dhe e papërballueshme.

Previous Post

Sheffieldi mposht thellë Chelsean

Next Post

‘Dorëzohet’ Trump, vendos maskën gjatë një vizite në spital

albnews

albnews

Related Posts

Përkujtohet 26-vjetori i ngjarjes së Dubravës, aty ku serbët vranë 160 të burgosur shqiptarë
Kosova

Përkujtohet 26-vjetori i ngjarjes së Dubravës, aty ku serbët vranë 160 të burgosur shqiptarë

19 May, 2025
Kosove/ Konstituimi i Kuvendit dështon për herë të 18-të
Kosova

Kosove/ Konstituimi i Kuvendit dështon për herë të 18-të

19 May, 2025
Austria fiton Eurovision 2025, “Zjerm” renditet në vend të 8-të
Albania

Hapet klasa e gjuhës shqipe në Oberriet të kantonit se St. Gallenit, Zvicër

18 May, 2025
Next Post
‘Dorëzohet’ Trump, vendos maskën gjatë një vizite në spital

‘Dorëzohet’ Trump, vendos maskën gjatë një vizite në spital

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
“Kam dy fëmijë me ish-gruan” ambasadori i BE: Tani jam martuar me një burrë, mënyra si jam unë nuk është kërcënim për ju

“Kam dy fëmijë me ish-gruan” ambasadori i BE: Tani jam martuar me një burrë, mënyra si jam unë nuk është kërcënim për ju

19 May, 2025
BDI: Përmes një politike gjithnjë e më të theksuar anti-shqiptare, Mickoski tashmë një vit udhëheq një Qeveri të përçarjes, të dështimit dhe të nacionalizmit

BDI: Përmes një politike gjithnjë e më të theksuar anti-shqiptare, Mickoski tashmë një vit udhëheq një Qeveri të përçarjes, të dështimit dhe të nacionalizmit

19 May, 2025
Fundoset anija me emigrantë në La Mansh/ Një person i vdekur, shpëtohen 61 të tjerë

Fundoset anija me emigrantë në La Mansh/ Një person i vdekur, shpëtohen 61 të tjerë

19 May, 2025
Këto janë 5 shtetet me ushtritë më të fuqishme të Evropës

Këto janë 5 shtetet me ushtritë më të fuqishme të Evropës

19 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4713 shares
    Share 1885 Tweet 1178
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2398 shares
    Share 959 Tweet 600
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1869 shares
    Share 748 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1811 shares
    Share 724 Tweet 453
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1696 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM