Kosova nis procedurat për blerjen e objekteve të ambasadave në ShBA dhe Britani

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Qeveria e Kosovës ka miratuar propozimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme për fillimin e procedurave për blerjen e objekteve të ambasadave të Kosovës në Washington DC të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe në Londër të Mbretërisë së Bashkuar.

Propozimi, sipas kryeministrit Kurti, është për qëllim të rritjes së pranisë në këto vende dhe të rritet përfaqësimi në Shërbimin e Jashtëm.

 “Qiratë e shtrenjta po i zëvendësojmë me pronësi të Republikës”, ka thënë Kurti.

Për blerje të objekteve të ambasadave janë ndarë 9 milionë euro.

Share This Article