ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Reforma pretendon se tani ka më shumë anëtarë sesa Partia Laburiste. 10 hours ago
Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video) 10 hours ago
Kamerat regjistrojnë balenat vrasëse në provat e para të gjuetisë së përbashkët me delfinë (video) 11 hours ago
Tifozë të tërbuar pushtojnë fushën gjatë një eventi të Messit në Indi (video) 11 hours ago
Plani i ri i Trumpit: Europa në plan të dytë, afrime me Italinë, Poloninë, Austrinë dhe Hungarinë 11 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Kosova nuk ka marrë hapa për Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike

albnews by albnews
21 November, 2020
in Kosova, Technologji
0
Kosova nuk ka marrë hapa  për Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Që nga marsi kur në Kosovë është lajmëruar rasti i parë me koronavirus, shteti ka bërë shumë pak për t’i riparuar dëmet ekonomike të shkaktuara nga pandemia e virusit COVID-19.

Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga kryeministri Avdullah Hoti nuk po arrin kurrësesi t’i sigurojë votat e nevojshme për ta votuar Ligjin e Rimëkëmbjes Ekonomike dhe këtu nuk po gjen përkrahje as tek votat e opozitës, shkruan lajmi.net.

RelatedPosts

Osmani vizitë zyrtare në Vatikan, takon Papa Leon XIV, kërkon njohjen e Kosovës

Sot në Shkup protestohet për krerët e UÇK

Bizneset e Kosovës po vijnë drejt Shqipërisë

Aktualisht, Kosova është nën masa shtërnguese për të parandaluar numrin e madh të rasteve me koronavirus që është më i larti që nga fillimi i pandemisë në Kosovë.

Ora policore, ndalimi i aktiviteteve ekonomike pas orës 19:00 dhe shtërngimet në gastronomi dhe aktivitete ekonomike kanë bërë që në Kosovë të ketë rënie në qarkullimin e të hollave mbi 1 miliardë euro që nga fillimi i pandemisë.

Kosova tani ka mbi 12 mijë raste aktive dhe lirimi i masave nuk është në konsideratë nga autoritetet përkatëse, por në anën tjetër nuk shihet shpresë për votimin e Ligjit të Rimëkëmbjes Ekonomike.

Gjatë ditës së djeshme, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka nënshkruar marrëveshje me Bashkimin Evropian që i sjell Kosovës në arkat e saj 26,5 milionë euro për luftimin e pandemisë, por nga BE kanë bërë apel që të votohet Ligji i Rimëkëmbjës.

Këto thirrje të BE-së janë bërë gjatë ditës së djeshme kur Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka pritur në takim shefin e Zyrës së BE-së/Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së, Tomáš Szunyog

Në këtë takim, dy palët shprehën nevojën urgjente për aprovimin e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike.

​Mehmeti e Szunyog, kërkojnë aprovimin e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike

Thirrje për votimin e Ligjit të Rimëkëmbjes ka bërë edhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ku i ka bërë thirrje qeverisë t’i sigurojë votat për këtë.

“Lajme te mira! BE-ja vazhdojnë të bëjnë atë që e premtojnë duke mbështetur partnerin tonë të besuar, Kosovën, me kontribute të konsiderueshme financiare në luftën kundër pandemisë. Do të ishte gjithashtu mirë nëse Qeveria së shpejti do të mblidhte shumicën për të miratuar më në fund Ligjin e Rimëkëmbjes Ekonomike”, ka shkruar ambasadori Rohde.

Edhe ambasadori i Gjermanisë bën thirrje të votohet Ligji i Rimëkëmbjes Ekonomike

Odat Ekonomike të Kosovës kanë shprehur shqetësime të thella lidhur me mos-votimin e Ligjit të Rimëkëmbjes Ekonomike që do t’i ndihmonte bizneset dhe disa do t’i shpëtonte nga falimentimi.

Vendimit për masat e reja në Kosovë i ka reaguar para 2 javësh edhe Oda Amerikane e Kosovës ku kanë shprehur shqetësimet e tyre lidhur me mbijetesën e sektorit privat.

E nga Oda Ekonomike e Kosovës, kreu i kësaj ode tha se çdo masë izoluese në Kosovë pa masa të Rimëkëmbjes do të ishte fatale për bizneset dhe ekonominë dhe do të rezultonte me shuarjen e shumë bizneseve.

Për mungesën e Ligjit të Rimëkëmbjes Ekonomike, për lajmi.net eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu kishte thënë se do të jetë vonë kur të votohet dhe se ndihma për bizneset e sektorit privat s’do ta ketë efektin e njëjtë.

“Është koha kur duhet të bëhet më tepër sesa që flitet sepse vetëm atëherë kur ndihmohet sektori privat, dhe vetëm atëherë mund të merren masa për mbyllje, por kjo lloj mbyllje përveç gjurmëve ekonomike dhe sociale, lë gjurmë negative psikologjike në masë dhe humben shpresat që shteti do t’i mbështesë bizneset. Kosova është në tri ose katër pandemi njëherësh dhe për mua është shqetësuese pandemia ekonomike që e ka kapluar Kosovën dhe masat e vonuara s’do ta kenë efektin e dëshiruar sepse në aspektin teknologjik përjetohet ndryshe. Ndihma që do t’u ofrohet bizneseve më vonë nuk do ta ketë efektin e vet sepse janë rritur kamatat, janë rritur borxhet dhe është prodhuar inflacion e kjo e godit qytetarin dhe biznesin. Dhe besoj së masat kur të merren, do të jetë e vështirë të kenë efektin.”, pati thënë Gërxhaliu ditë më parë për lajmi.net.

Lidhur me masat shtërnguese në Kosovë kanë reaguar shoqatat e bizneseve private të cilat kanë paralajmëruar protesta në rast se shtërngohen masat dhe qeveria nuk e ndihmon këtë sektor.

Aktualisht, në Kosovë flitet se mund të ketë shtërngim të masave, por në anën tjetër qeveria po e ka të pamundur t’i bëjë bashkë votat e nevojshme për votimin e Ligjit të Rimëkëmbjes.

Mbetet të shihet në vazhdim se cili do të jetë epilogu i rritjes së rasteve me koronavirus dhe krizës së madhe ekonomike që e ka kapluar Kosovën.

Vendet e rajonit dhe të Evropës kanë proceduar me hapat e tretë dhe të katërt të Rimëkëmbjës, ndërsa aktualisht në Kosovë ende nuk është votuar hapi i parë.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Reforma pretendon se tani ka më shumë anëtarë sesa Partia Laburiste.

Reforma pretendon se tani ka më shumë anëtarë sesa Partia Laburiste.

13 December, 2025
Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video)

Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video)

13 December, 2025
Kamerat regjistrojnë balenat vrasëse në provat e para të gjuetisë së përbashkët me delfinë (video)

Kamerat regjistrojnë balenat vrasëse në provat e para të gjuetisë së përbashkët me delfinë (video)

13 December, 2025
Tifozë të tërbuar pushtojnë fushën gjatë një eventi të Messit në Indi (video)

Tifozë të tërbuar pushtojnë fushën gjatë një eventi të Messit në Indi (video)

13 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result