Kosova pajiset me dronë pa pilot “AeroVironment RQ-20 Puma” nga SHBA-të

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministri i Mbrojtjes në detyrë, Ejup Maqedonci bëri të ditur se gjatë javës së kaluar kanë pranuar drone pa pilot AeroVironment RQ-20 Puma të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, Maqedonci ka shkruar se Ministria e Mbrojtjes prokurimin e Droneve pa Pilot “Puma” nga ShBA e ka realizuar përmes programit shtet më shtet të njohur si Foreign Military Sale (FMS). Pagesa për këtë sistem është realizuar në vitin 2021.

“DronetPuma krahas droneve tjera janë një kapacitet tjetër i nevojshëm për rritjen e aftësive të FSK në fushën e sistemeve ajrore pa pilot. Bashkëpunimi me ShBA në fushën e mbrojtjes po thellohet dhe zgjerohet vazhdimisht duke kontribuar në zhvillimin e ushtrisë tonë si dhe në arritjen e interesave të përbashkëta të dy vendeve tona”, ka shkruar Maqendonci.

Share This Article