Kosova përkujton Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur (30 gusht), Kosova përkujton mbi 1600 qytetarë që ende figurojnë si të zhdukur që nga përfundimi i luftës në vitin 1999. Në nderim të kësaj dite, Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë (FDH) do të inaugurojë memorialin “Pema e jetëve”, në platonë në Sheshit Xhorxh Bush në Prishtinë. Ndërkohë, Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR KS) organizon një aksion simbolik, ku do të lexohen emrat e personave të zhdukur gjatë luftës.

Dje, krerët e shtetit, presidentja Vjosa Osmani, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e kryeparlamentari Dimal Basha kanë bërë homazhe te Monumenti i Personave të Zhdukur, në shënim të Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve me Dhunë.

Osmani u shpreh se Serbia po kryen krim kundër njerëzimit dhe çdo ditë shkel Konventa Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut.

Përtej krimeve që janë kryer në vitin 1998-1999 nga ana e Serbisë, zhdukja me dhunë e personave, të dashurve të shumë familjeve këtu në Kosovë, është krim që Serbia e kryen çdo ditë duke i mbajtur ata në varreza masive, duke mos respektuar marrëveshjet e arritura në Bruksel për ta zbardhur fatin e këtyre të zhdukurve me dhunë”, deklaroi ajo.

Kryeministri Albin Kurti, theksoi se institucionet shtetërore po punojnë me përkushtim për gjetjen e të zhdukurve.

Vetëm gjatë vitit të fundit kemi gjurmuar mbi 23 lokacione të ndryshme, ndërsa këtë vit kemi realizuar 18 aktivitete kërkimore për zbulimin e mbetjeve mortore të më të dashurve tanë”, tha Kurti.

Ndërsa kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, kërkoi zbardhjen sa më të shpejtë të fatit të personave të pagjetur.

Ky është një obligim moral dhe ndërkombëtar që Serbia të tregojë sa më parë vendndodhjen e masakrave dhe të personave të zhdukur”, tha ai.

Share This Article