Kosova përshëndet rezolutën shqiptare për raportin e Dick Marty

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kosova përshëndet rezolutën e Kuvendit të Shqipërisë kundër raportit të ish senatorit zviceran, Dick Marty. Por Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se është herët të thuhet nëse mund të ketë ndikim për të ndryshuar diçka, qoftë edhe në zhbërjen e Gjykatës Speciale.

“Qeveria e Republikës së Kosovës mirëpret çfarëdo diskutimi në raport me këtë. Natyrisht që për ne është e rëndësishme që të drejtat e qytetarëve tanë që mbahen atje të respektohen… Mendoj që është ende herët ta jap një qëndrim për këtë (ndikimin e rezolutës). Megjithatë ju shumë mirë e dini që Gjykatën Speciale e kanë futur në Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe Kushtetua nuk mund të ndryshohet pa votat e 2/3 të deputetëve shqiptarë dhe pa votat e 2/3 deputetëve që përfaqësojnë komunitetin joshumicë”, tha Haxhiu.

“Ne e kemi edhe Listën Serbe në Kuvendin e Kosovës që nuk do ta jap mbështetjen për një gjë të tillë megjithatë ne Gjykatën Speciale e kemi gjetur si fakt të kryer, ne nuk mund të mbahemi përgjegjës si qeveri për këtë. Përgjegjës mund të mbahen ata të cilët në atë kohë ua kishin ndrydhur duart deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Fatkeqësisht janë pikërisht ata që hedhin akuza në drejtim të qeverisë sonë mirëpo në radhe të parë ata duhet të japin përgjegjësi për veprimin që kanë bërë”.

Share This Article