ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Toka kineze, radari amerikan dhe lidhjet me Tajvanin: Gjeopolitika që trondit një komb të vogël të Paqësorit 9 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 9 hours ago
Rreziku i lartë i Japonisë për ta shndërruar ishullin e luleve në një qendër globale të çipave 9 hours ago
Marina ndalon dy anije ruse në Kanalin Anglez 9 hours ago
Machu Picchu përfshihet nga një debat për autobusët turistikë 9 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

“Kosova po bërtet për ndryshim”

albnews by albnews
4 March, 2021
in Kosova
0
“Kosova po bërtet për ndryshim”
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Me një të folur të mirë të anglishtes me theks amerikan, politikisht e mprehtë, e fokusuar, përpilon deklarata në vend të frazave të gjata, e arsimuar mirë, e re, nënë e binjakeve: Vjosa Osmani nuk i përgjigjet aspak stereotipit të politikanit ballkanas. Kështu është përshkrimi që i ka bërë mediumi zviceran “Neue Zurcher Zeitung” ushtrueses së detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, me të cilën ka pasur një intervistë. “Ju keni të drejtë, është një stereotip dhe jo realitet”, e hap bisedën ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës me këtë medium. “Unë përfaqësoj imazhin e shumicës dërrmuese të popullatës kosovare – posaçërisht të popullatës së re”.

Në përshkrimin e këtij mediumi thuhet se me fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Vjosa Osmanit në zgjedhjet e 14 shkurtit, populli kosovar ka arritur një ndryshim pa ndërhyrje të jashtme: larg komandantëve dominues të luftës dhe strukturave të tyre drejt diçkaje të re.

RelatedPosts

Kurti pret në takim dy kongresistë amerikanë, flasin për thellim bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes

Eksporti i vezëve në Shqipëri rrit çmimet në Kosovë/ Vlera e produktit në supermarkete tejkalon nivelet e pasluftës

‘Shok, do kryhet nesër!’/ Vrasja e Liridona Ademajt nga bashkëshorti, zbardhen mesazhet me ekzekutorin! Naim Museli kishte mbi 475 mijë euro borxhe! Zbulohet shuma e sigurimit jetësor të viktimës në Suedi

“Për herë të parë u dëgjua thirrja e njerëzve, nuk është thjesht një thirrje, është një thirrje për ndryshim”, komenton Osmani suksesin e zgjedhjeve. “Tani ne duhet të japim punë dhe drejtësi”.

Së bashku me Albin Kurtin, ajo kishte premtuar punë dhe sundim të ligjit gjatë fushatës zgjedhore. Sot një e katërta e popullsisë kosovare është e papunë. Klasa e mëparshme sunduese shihet si e korruptuar, në disa raste edhe e lidhur me krimin e organizuar, vazhdon mediumi zviceran.

“Njerëzit në Kosovë janë shumë të durueshëm, ata të japin një mundësi, por ne nuk duhet t’i zhgënjejmë ata!”, ka thënë më tej Osmani në këtë intervistë.

Sigurisht, se nuk mund të zgjidhen të gjitha problemet brenda natës, por tani ka një perspektivë e re për Kosovën, shkruan NZZ. “Ajo dëshiron të udhëheqë me shembull të mirë dhe të prezantojë veçanërisht shpirtin e meritokracisë: ata që performojnë mirë, ecin përpara. Kjo më parë nuk ka ndodhur në Kosovë, thotë Osmani gjatë bisedës”.

Para mediave në Bernë, mysafiri nga Kosova shumë dashamirësi nga presidenti i Këshillit Kombëtar, Andreas Aebi, përshkruhet takimi i Osmanit me Aebin. Zgjedhjet paralajmëruan një epokë të re politike në Kosovë.

“Unë vetëm mund t’i bashkohem shpresës së shqiptarëve të Zvicrës”, kishte thënë Aebi, si përshkrim të shpresave të diasporës së Kosovës që të përmirësohet sundimi i ligjit dhe të luftohet korrupsioni e krimi i organizuar.

Osmani shpreson që Zvicra të angazhohet për liberalizimin e vizave për popullin e Kosovës.

Socialdemokratët dhe veçanërisht bashkëpresidenti i tyre, Cédric Wermuth, kanë bërë një fushatë të madhe për Albin Kurtin dhe partinë e tij në të kaluarën. VV-ja është jashtëzakonisht e popullarizuar në mesin e të rinjve zviceranë me një histori kosovare. Shumë aktivistë të Kurtit janë gjithashtu anëtarë të SP-së.

NZZ në raportimin e vet më tej ka vazhduar për të kaluarën politike të Kurtit për të cilin ka thënë se nisi aktivitetin duke kundërshtuar Serbinë. Për Osmanin thotë se ajo vjen nga partia konservatore e Ibrahim Rugovës, përfaqësuesit të rezistencës të padhunshme kundër Serbisë.

Osmani ka pranuar se ajo dhe Kurti kanë ideologji të ndryshme politike, por ka shtuar se “kemi arritur të zhvillojmë një program të përbashkët, që përmban pozicione të qendrës së majtë, por edhe të qendrës së djathtë”.

Problemet e Kosovës nuk janë të natyrës ideologjike.

“Nëse duam të luftojmë sistemin e korruptuar, atëherë asnjë ideologji nuk duhet të na ndajë. Kjo gjithashtu do të na mbajë së bashku”, është shprehur e bindur Osmani.

Për stabilitet dhe perspektivë reale, Kosovës i duhet një marrëveshje paqeje me Serbinë, thuhet më tej në raportim. Por të dy palët këmbëngulin në kërkesat maksimale. Zvicra ndan përgjegjësinë për të kontribuar për një zgjidhje.

Si një vend neutral, ajo doli përtej kësaj dhe menjëherë njohu Kosovën si shtet pas shpalljes së pavarësisë në vitin 2008. Zvicra gjithashtu është e lidhur me Kosovën përmes diasporës së madhe. Edhe në kohën e pandemisë, ekziston një lidhje ajrore me disa fluturime në ditë ndërmjet Prishtinës dhe tre aeroporteve kombëtare të Zvicrës.

Ky medium ka shtuar tutje se Zvicra ka punuar shumë kundër idesë për shkëmbime territoresh si zgjidhje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë. NZZ ka shtuar se Zvicra duhet të jetë kundër edhe për bashkimin mes Kosovës e Shqipërisë, që ende po përmendet nga Kurti. Kjo ide konsiderohet se për momentin s’ka shumë gjasa të ndodhë, por mund të përdoret në negociatat me Serbinë.

Osmani ka theksuar se marrëveshja e koalicionit përcakton se nuk do të ketë ndryshime kufijsh – dhe as ndryshime kushtetuese.

“Ne pajtohemi për prioritetet: Ka akoma vende në Kosovë pa ujë të rrjedhshëm ose energji elektrike. Ky është fokusi ynë”, ka shtuar ajo.

Për Beogradin kjo ka të bëjë me njohjen e realitetit, thotë Osmani.

“Ka shumë për të diskutuar në tryezën e negociatave, por sigurisht jo sovranitetin e Kosovës”, ka deklaruar në fund ajo.

Pikërisht pasi që ushtruesja e detyrës së presidentes u prit me krahë hapur në Bernë, duhet që diplomacia zvicerane të promovojë një dialog konstruktiv mes Prishtinës dhe Beogradit, përfundon NZZ.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Toka kineze, radari amerikan dhe lidhjet me Tajvanin: Gjeopolitika që trondit një komb të vogël të Paqësorit

Toka kineze, radari amerikan dhe lidhjet me Tajvanin: Gjeopolitika që trondit një komb të vogël të Paqësorit

24 November, 2025
Titujt e Gazetave në UK

Titujt e Gazetave në UK

24 November, 2025
Rreziku i lartë i Japonisë për ta shndërruar ishullin e luleve në një qendër globale të çipave

Rreziku i lartë i Japonisë për ta shndërruar ishullin e luleve në një qendër globale të çipave

24 November, 2025
Marina ndalon dy anije ruse në Kanalin Anglez

Marina ndalon dy anije ruse në Kanalin Anglez

24 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result