Kosova pret Anglinë në ndeshjen më të madhe deri tash në “Fadil Vokrri”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sot Kosova pret Anglinë në ndeshjen e fundit kualifikuese për Kampionatin Evropian 2020, në atë që po konsiderohet ndeshja më e madhe deri tash për Kosovën.

Edhe pse humbja nga Çekia ka shuar shanset që Kosova të kualifikohet direkt në “Euro 2020”, kjo s’ka shuar entuziazmin e futbollistëve dhe qytetarëve për ndeshjen e fundit të Grupit A kualifikues.

Takimi nis në orën 18:00 me Kosovën që synon të mbetet e pamposhtur në stadiumin “Fadil Vokrri”. Në ndeshjen e parë mes dy kombëtareve, “Tre Luanët” fituan 5 me 3 në shtëpi.

Share This Article