Kosova pret shumë nga hyrja historike e Shqipërisë në KS të OKB-së

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nga 1 janari i 2022, Shqipëria do të jetë anëtare e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Ulësja në këtë institucion kaq të rëndësishëm përfaqëson sfidë madhore, por dhe një mundësi të shkëlqyer për Shqipërinë dhe mund të konsiderohet si një prej arritjeve më të mëdha të diplomacisë shqiptare.

Me këtë rast, ministrja e Jashtme e Shqipërisë Olta Xhaçka, tha se do ta shfrytëzojë këtë moment dhe për të avancuar çështjen e Kosovës.

Edhe ish-ambasadorja kosovare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka thënë se pret që gjatë periudhës që do të zgjasë deri më 31 dhjetor të vitit 2023, Shqipëria të reduktojë raportimin për Kosovën nga UNMIK’u.

Siç vlerëson ajo, shteti shqiptar duhet të kërkojë mbylljen  e misionit ndërkombëtar të UNMIK-ut në Kosovë./klankosova/

Share This Article