Kosova prezanton këngën për eliminatoret e EURO 2020

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kombëtrja e Kosovës është duke zhvilluar një fushatë kualifikuesesh për “Euro 2020” shumë të mirë deri në këto momente.

Në një grup ku gjenden edhe emra si Anglia, Çekia dhe Mali i Zi, “Dardanët” aktualisht pozicionohen në vendin e tretë, vetëm një pikë larg dy kryesuesve, Anglise dhe Çekisë. Ndërkohë, këto dy ndeshje të shtatorit do të jenë vendimtare për ecurinë e grupit, teksa Kosova do të përballet pikërisht me dy vendet e para. Fillimisht me Çekinë në shtëpi që konsiderohet rivali direkt, e më pas sfida e luksit ndaj Anglisë në transfertë.

Për të mbështetur edhe më shumë ekipin dhe për t’i dhënë zemër në fushë, tifozeria e Kosovës, të quajtur ndryshe “Dardanët” kanë publikuar edhe këngën e cila do t’i shoqërojë përgjatë këtyre eliminatoreve. Kënga e cila është prezantuar edhe me videoklip mban titullin: “Gol duam Gol”.

Share This Article