Kosova renditet e para në Evropë për çmimet e lira në restorante

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kosova renditet e para në listën e vendeve më të lira të Evropës për sa i përket çmimeve të lira në restorante.

Sipas portalit mbi kostot dhe cilësinë e jetës, Numbeo, Kosova renditet e para në Europë si më e lira, duke lënë pas të gjitha vendet e rajonit. Një drekë për dy persona në Kosovë, sipas kësaj uebfaqe kushton 15 euro.

Në këtë listë Maqedonia renditet e dyta, e përcjellë nga Ukraina, Serbia , dhe Shqipëria.

Bosnja dhe Mali i Zi janë më të shtrenjtat e rajonit. Bosnja ka një diferencë të ngushtë me Shqipërinë, ku një drekë atje kushton mesatarisht 2527 lekë. Ndërsa Mali i Zi, i 12-ti në renditje, vlerësohet të jetë më i shtrenjtë në Ballkanin Perëndimor, ku fatura shkon mesatarisht 3000 lekë, duke kaluar kështu edhe vende anëtarë të BE-së si Çekia apo Bullgaria, shkruan monitor.al.

Kujtojmë se me çmimet ishin ndarë të kënaqur edhe tifozët anglezë, të cilët kishin ardhur në Kosovë për ndeshjen që u zhvillua në nëntor mes Anglisë dhe Kosovës.

Në rrjete sociale ata në vazhdimësi kanë ndarë postime me miqtë e tyre se sa e lirë ishte Kosova për të jetuar.


Share This Article