ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ushtari rus dënohet me burgim të përjetshëm në një gjyq të paprecedentë ukrainas 4 hours ago
Numri i qytetarëve irlandezë të deportuar nga SHBA-të është rritur me më shumë se 50% 4 hours ago
Gjykata Supreme e SHBA-së lejon që administrata Trump të kërkojë që seksi në lindje të shënohet në pasaporta 5 hours ago
OKB heq sanksionet ndaj presidentit sirian përpara vizitës në Shtëpinë e Bardhë 5 hours ago
Demokratët festojnë fitoret në zgjedhje. Rifitimi i pushtetit do të jetë më i vështirë 5 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

​Kosova rrit numrin e aktakuzave për krime lufte, Serbia akuzohet për mosveprim

albnews by albnews
16 August, 2025
in Kosova
0
​Kosova rrit numrin e aktakuzave për krime lufte, Serbia akuzohet për mosveprim
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Rreth 40 aktakuza janë ngritur deri më tani ndaj 156 personave për krime lufte ndaj popullatës së pafajshme civile shqiptare nga serbët në Kosovë. Nga viti 2021 janë dënuar 12 persona, ndërsa për tre të tjerë janë shpallur aktgjykime liruese.

Këto janë të dhënat që bën të ditur Prokuroria Speciale për KosovaPress, teksa shton se në proces gjyqësor janë mbi 20 raste.

RelatedPosts

“Më thirri në zyrë dhe më fyeu”, Pacolli rrëfen prapaskenat: Balluku s’na konsideroi fare në takim

Krijimi i qeverisë së re të Kosovës rrezikon të dështojë – PDK, LDK dhe AAK nuk mbështesin Konjufcën për kryeministër

EMRAT/ Dy vëllezërit u vranë nga kunati, detajet nga ngjarja tragjike

Në mesin e aktakuzave janë edhe ato në mungesë, ku me ndryshimet e Kodit të Procedurës Penale mundësohet ngritja e aktakuzës dhe gjykimi pa prezencën e të akuzuarit.

“Nga vitit 2021 deri më tani, janë ngritur 37 aktakuza ndaj 156 personave. Ndërsa nga po i njëjti vit (2021), deri më tani, kemi 12 aktgjykime fajësuese ndaj 13 personave të dënuar, kurse 2 aktgjykime liruese ndaj 3 personave. Në proces gjyqësor janë mbi 20 raste. Ndërkohë nga viti 2023 deri në vitin 2025, kemi ngritur 15 aktakuza në mungesë, ndërsa janë rreth 12 aktakuza të trashëguara nga EULEX-i që presim të gjykohen në mungesë”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë Speciale.

Një aktakuzë në mungesë është ngritur edhe dje, e premte 14 gusht 2025, kundër 21 të dyshuarve për dëbimin me forcë të mbi 800 mijë civilëve shqiptarëve nga Kosova gjatë kohës së luftës. Një njoftimin e Prokurorisë u tha se të gjithë të dyshuarit kanë pasur përgjegjësi komanduese dhe kontroll të plotë mbi ushtrinë e atëhershme jugosllave dhe mbi policinë serbe.

Flamur Kabashi nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) thotë se kjo aktakuzë është e para e këtij lloji, ku përfshin numër të madh të të dëbuarve nga Kosova.

“Bëhet fjalë për një numër të madh të qytetarëve dhe për këtë arsye ky numër i madh deri në 800 mijë, siç është specifikuar nuk është që është hasur apo është parë në ndonjë aktakuzë tjetër dhe mund të flitet se një aktakuzë e tillë është e para e llojit të tillë që flitet për një numër të madh të të dëbuarve nga Kosova dhe për këtë arsye kjo aktakuzë konsiderohet ndër të parat për një numër të madh të të dëbuarve gjatë kohës së luftës. Kemi mundur të kuptojmë që aktakuza flet për zhvendosje me dhunë, plaçkitje të pronave, fushatë të dëbimit masiv të popullsisë shqiptare dhe janë gjithsejtë 21 të akuzuar”, deklaron ai.

Prokuroria Speciale i ka pranuar kompetencat nga misioni i EULEX-it nga mesi i qershorit 2018.

Kësisoj, Amer Alija nga Fondi për të Drejtën Humanitare thotë se numri i aktakuzave të ngritura në Kosovë për krime lufte është rritur dukshëm.

“Dy-tri vjet pas pranimit të kompetencave, aktakuzat për krime lufte mesatarisht janë ngritur dy deri në tri aktakuza në vit. Në dy-tri vjetët e fundit kemi më shumë aktakuza të ngritura, janë më shumë prej 10 deri në 15 aktakuza të ngritura në vit. Vetëm gjatë periudhës tetë mujore të këtij viti janë ngritur shtatë aktakuza në mungesë. Këtu përfshihen edhe disa aktakuza të cilat janë ngritur aktakuza ku disa persona janë në paraburgim”, shprehet ai.

Për arritjen e drejtësisë penale për krimet e ndodhura në Kosovë, shteti është vonuar, konsideron ish-kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani.

“Ne jemi vonuar shumë dhe për këtë arsye dhe për këto pengesa për të cilat ne nuk ishim kompetenca për të gjykuar. Kjo periudhë e gjatë sigurisht që do të ketë efektin në përmbushjen e drejtësisë, por edhe efektin për përfundimin në mënyrë efektive ose me aktgjykime dënuese të të gjitha këtyre aktakuzave për faktin se vetë rrethanat në të cilat kryhen krimet e luftës janë specifike, mundësia e fshehjes së provave, mundësia e identifikimit të kryerësve të provave është i vështirësuar, e veçmas kur kalon një kohë shumë e gjatë. Unë besoj që prokuroria është duke punuar me intensitet të shpejtuar, mirëpo efektet e saj do të duken në fund kur të përfundojnë këto aktakuza. Nuk është ribërja e drejtësisë ose kënaqja e drejtësisë vetëm ngritja e aktakuzës, por kur këto aktakuza përfundojnë me aktgjykime dënuese”, deklaron Hasani.

Nga institucionet po kërkohet që të bëjë presion ndaj Serbisë për hetimin e krimeve që ka kryer në Kosovë.

“Shteti i Serbisë në njëfarë forme është duke i amnistuar shtetasit e vet për arsye se ne e shohim që prokuroria në Serbi është në gjumë dhe nuk është duke kryer hetime ashtu siç duhet të kryejë hetime një institucional normal, sigurisht që Kosova përmes bashkësisë ndërkombëtare, përmes Bashkimit Evropian, përmes ShBA-së duhet të këmbëngul apo duhet të insistojë që t’i bëhet presion më shumë organeve të ndjekjes në Serbi që të ketë më shumë aktakuza dhe persona të dënuar për krimet kundër njerëzimit që kanë ndodhur në luftën e Kosovës. Për arsye se me kalimin e kohës vdesin personat që kanë kryer krimin, vdesin edhe dëshmitarët okularë të cilët mund të dëshmojnë në këto procese. Për këtë arsye, në procesin e dialogut, shteti i Kosovës dhe shteti i Serbisë të nënshkruajnë sa më shpejt një memorandum bashkëpunimi për shkak se koha është armiku kryesor për drejtësinë e viktimave të luftës”, tha ai.

Aktakuza e parë në mungesë është ngritur në maj 2023, ku shtatë prej tyre janë për dhunim seksual gjatë luftës. Dy nga aktakuzat më të mëdha janë ajo për masakrën në Mejë, ku akuzohen 53 persona, dhe aktakuza e dorëzuar dje, ndaj 21 të dyshuarve për dëbimin e popullatës civile.

Deri tani, Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur tri aktgjykime ndaj katër të pandehurve në mungesë, të cilët janë dënuar me nga pesëmbëdhjetë vjet burgim secili.

Në luftën e viteve 1998/99, u vranë mbi trembëdhjetë mijë civilë shqiptarë, u dhunuan seksualisht rreth njëzet mijë gra e burra, ndërkaq të pagjetur janë mbi një mijë e gjashtëqind persona.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ushtari rus dënohet me burgim të përjetshëm në një gjyq të paprecedentë ukrainas

Ushtari rus dënohet me burgim të përjetshëm në një gjyq të paprecedentë ukrainas

7 November, 2025
Numri i qytetarëve irlandezë të deportuar nga SHBA-të është rritur me më shumë se 50%

Numri i qytetarëve irlandezë të deportuar nga SHBA-të është rritur me më shumë se 50%

7 November, 2025
Gjykata Supreme e SHBA-së lejon që administrata Trump të kërkojë që seksi në lindje të shënohet në pasaporta

Gjykata Supreme e SHBA-së lejon që administrata Trump të kërkojë që seksi në lindje të shënohet në pasaporta

7 November, 2025
OKB heq sanksionet ndaj presidentit sirian përpara vizitës në Shtëpinë e Bardhë

OKB heq sanksionet ndaj presidentit sirian përpara vizitës në Shtëpinë e Bardhë

7 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result