Kosova shkëlqen në “Fadil Vokrri”, mund Suedinë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kosova reagon pas humbjes me Zvicrën duke marrë një fitore 2-0 në “Fadil Vokrri” përballë Suedisë, takim i vlefshëm për kualifikueset e Botërorit 2026.

Një lojë e kujdesshme nga të besuarit e trajnerit, Franco Foda për të zgjidhur gjithçka në pjesën e parë me anë të kundërsulmit. Në minutën e 26-të është Rexhbecaj që ka zhbllokuar sfidën, ndërsa Muriqi ka mbyllur llogaritë në minutën e 42-të.

Me këtë fitore “Dardanët” pozicionohen në vendin e dytë në grup, pas Zvicrës. Ndërkohë, në ndeshjen e ardhshme, më 10 tetor, do të përballen me Slloveninë në “Fadil Vokrri”.

Share This Article