Kosova barazoi 2-2 në “Fadil Vokrri” ndaj Zvicrës, në sfidën që shkoi për llogari të kualifikueseve të Euro 2024. “Helvetët” ngacmuan të parët në minutën e nëntë, por goditja e Shaqirit ishte shumë e lehtë. Te besuarit e Yakin shpërblehen me gol në minutën e 14-të, me Freuler që dërgoi sferën pas shpinës së Muric.
Djemtë e Glihas rritën presionin, duke kërkuar me ngulm barazimin. Në minutë ne 30-të, Muriqi provoi me kokë, gjithsesi nuk u koordinua si duhet dhe topi përfundoi jashtë portës.
Sulmuesi kosovar, Muriqi mund të festonte në minutën e 65-të, pasi mposhti Sommer. Krosimi fantastik i Rashicës gjeti mjaft mirë lojtarin e Mallorcas, i cili nuk fali këtë herë. Kosova ishte e pafat në minutën e 80-të, autogoli i Amir Rrahmanit heshti “Fadil Vokrrin”, pikërisht në momentin më të mirë të vendasve.
Sfida përfundoi 2-2, pasi Muriqi “tundi rrjetën” në fund, duke ndezur stadiumin. Kosova renditet në vendin e pestë me 4 pikë, sakaq zviceranët kryesojnë grupin I me 11 pikë.