Kosova synon fitore kundër Luksemburgut

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kombëtarja e Kosovës do ta presë Luksemburgun sot në Prishtinë, për ndeshjen e xhiros së pestë të fazës parakualifikuese për Kupën e Botës 2023.

Kosova është në një grup me Sllovakinë, Islandën dhe Luksemburgun.

Ndeshja do të zhvillohet sonte në orën 19:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve.

Kosova është e parafundit në Grupin B me gjashtë pikë, aq sa ka Sllovakia në vendin e dytë dhe një më pak se lideri Islanda.

Luksemburgu është i fundit me pesë pikë.

Përzgjedhësi i Kosovës, Christos Marmarinos e publikoi dje 12-shen përfundimtare për ndeshjen kundër Luksemburgut.

Gëzim Morina do të mungojë për shkak të lëndimit, derisa për dallim nga ndeshjet e nëntorit janë rikthyer Dardan Berisha dhe Samir Zekiqi. Po ashtu në Kombëtaren e Kosovës është rikthyer Divine Myles.

Denis Zenelaj do të debutojë për dardanët.

12-shja përfundimtare: Divine Myles, Valon Bunjaku, Mikaile Tmusiq, Dardan Berisha, Erjon Kastrati, Denis Zenelaj, Meriton Ismaili, Drilon Hajrizi, Samir Zekiqi, Alban Veseli, Fisnik Rugova dhe Urim Zenelaj.

Share This Article