“Kosova, toka e askujt”/ Gazetari i ‘Financial Times’ sqaron lapsusin: Rama i referohet tensioneve në Veri, jo të gjithë vendit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri Rama foli dje për “Financial Times” mbi situatën në veri të Kosovës

Pas publikimit, vetë gazetari, autor i shkrimit, ka njoftuar lexuesit e tij për një lapsus në citimin që redaksia i ka bërë një fjalie të Ramës.

Teksa fillimisht citohej se sipas Ramës, “Kosova është një pikë e nxehtë dhe me kalimin e viteve është bërë një tokë e askujt ku kombinohen të gjitha llojet e krimeve”, gazetari sqaron më pas se “Kryeministri i referohet veriut të Kosovës dhe jo shtetit të Kosovës.”

“E kemi ndryshuar këtë artikull për të sqaruar se kryeministri shqiptar po diskutonte problemet në veri të Kosovës, jo në të gjithë vendin”, shkruan gazetari i FT, Marton Dunai në rrjetin social X.

Share This Article