Kosova U-19 fiton turneun në Itali

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Përfaqësuesja U-19 e Kosovës në futboll e ka fituar turneun ndërkombëtar “Roma Caput Mundi” që u mbajt në Itali.

Të premten paradite në finale, të rinjtë kosovarë fituan ndaj Moldavisë me rezultatin 1:0.

Kosova U-19 në këtë turne i ka luajtur katër ndeshje. Ndaj Frosinones e Lazios fitoi me penallti, ndërsa në ndeshjen e dytë e mposhti Greqinë, ka njoftuar anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FFK-së, Naser Ajeti.

Share This Article