ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Princi Andrew heq dorë nga titulli “Duka i York-ut” mes vazhdimit të pasojave nga skandali Epstein 5 hours ago
Trafikuan 5 shqiptarë nga Belgjika në Angli, burg për 2 britanikë 6 hours ago
U kapën me 250 kg kokainë, arrestohen tre shqiptarë në Londër 6 hours ago
Britani/ Kishin idhull Hitlerin dhe planifikonin sulme terroriste ndaj xhamive dhe sinagogave, në pranga tre neonazistë 8 hours ago
Tubimi/ “Liri për çlirimtarët” jehon në Tiranë 8 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Kosova vjen në Shqipëri për UÇK-në, nisin kalimet në pikën kufitare të Morinës dhe Rrugën e Kombit

albnews by albnews
17 October, 2025
in Albania, Diaspora, Kosova
0
Kosova vjen në Shqipëri për UÇK-në, nisin kalimet në pikën kufitare të Morinës dhe Rrugën e Kombit
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Sot (17 tetor) në Tiranë do të mbahet Protesta Gjithëkombëtare “Unë jam UÇK” për të denoncuar procesin gjyqësor që po mbahet në Hagë kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe disa ish-kryeparlamentarë të vendit, të akuzuar se kanë kryer krime lufte.

E parashikuar për orën 17:00, protesta e madhe e iniciuar nga Organizata e Veteranëve të UÇK-së vjen në vijim të atyre të mbajtura në gusht në Prishtinë dhe në shtator para Dhomave të Specializuara, në Hagë.

RelatedPosts

Trafikuan 5 shqiptarë nga Belgjika në Angli, burg për 2 britanikë

U kapën me 250 kg kokainë, arrestohen tre shqiptarë në Londër

Tubimi/ “Liri për çlirimtarët” jehon në Tiranë

Ndërkohë në pikën kufitare të Morinës dhe Rrugën e Kombit kanë nisur lëvizjet e para të qytetarëve që do i bashkohen protestës së kësaj të premte.

Po ashtu, qytetarë të shumtë nga Kukësi janë nisur drejt Tiranës për t’iu bashkuar protestës në mbështetje të UÇK-së.

“Sot nga Kukësi më shumë po largohen, po mësyjnë drejt Tiranës për shkak të protestës që sot në orën 17:00 do jetë në sheshin “Skëndërbej”. “Unë jam UÇK, drejtësi për liri”, kjo është dhe motoja e protestës mbarëkombëtare që do mbahet në Tiranë. Që në orët e paratë mëngjesit ka fluks lëvizjesh në Rrugën e Kombit dhe pikën kufitare të Morinës.  Në këtë rast duhet thënë se trau në tunelin e Kalimashit do jetë pa pagesë pikërisht për protestën. Në pikën kufitare të Morinës, lëvizjet do jenë pa kontrolle. Kanë nisur që në orët e para të mëngjesit lëvizjet.

Pritet të ketë organizime përsa i përket kalimeve përgjatë ditës. Do jetë ditë e dyndur siç parashikohet në pikën kufitare të Morinit.

Është mirëpritur nga gjithë qytetarët fakti që nuk do ketë kontrolle në pikën kufitare të Morinës. Vetëm gjatë këtij muaji do jetë procedura me kontrolle në hyrje/dalje  deri në fund të tetorit dhe më pas do rikthehet marrëveshja për të kaluar pa kontrolle në këtë pikë kufitare”, deklaroi Gërmizi.

Një ditë më parë, Organizata e Veteranëve të Luftës me një postim në rrjetin spocial Facebook deklaroi se kjo protestë është zëri i popullit shqiptar dhe i asnjë partie politike.

“Kjo protestë nuk është e asnjë partie politike – ajo është zëri i popullit shqiptar, zëri i veteranëve, i familjeve të dëshmorëve dhe i të gjithë atyre që nuk pajtohen me padrejtësinë që po bëhet ndaj udhëheqësve të UÇK-së në Hagë,” shkroi Organizata e Veteranëve të Luftës.

 Protesta në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët ndodhen në paraburgim në Hagë do nisë në orën 17:00, ku do të marrin pjesë figura të rëndësishme politike, si ish-presidenti Alfred Moisiu dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Në mbështetje, do të ketë edhe nga rektorë universitetesh, tifozët “Kuq e Zi”, si dhe nga shumë qytetarë e shoqata në Kosovë e Shqipëri. Qëllimi i protestës është shprehja e solidaritetit me ish-krerët e UÇK-së që po përballen me drejtësinë ndërkombëtare, dhe kundërshtimi i asaj që e konsiderojnë padrejtësi në proceset gjyqësore në Hagë.

Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi ndodhen në paraburgim në Hagë dhe ndaj tyre po zhvillohet procesi gjyqësor.

Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, akuza që të katërt i kanë mohuar. Protesta

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Princi Andrew heq dorë nga titulli “Duka i York-ut” mes vazhdimit të pasojave nga skandali Epstein

Princi Andrew heq dorë nga titulli “Duka i York-ut” mes vazhdimit të pasojave nga skandali Epstein

17 October, 2025
Trafikuan 5 shqiptarë nga Belgjika në Angli, burg për 2 britanikë

Trafikuan 5 shqiptarë nga Belgjika në Angli, burg për 2 britanikë

17 October, 2025
U kapën me 250 kg kokainë, arrestohen tre shqiptarë në Londër

U kapën me 250 kg kokainë, arrestohen tre shqiptarë në Londër

17 October, 2025
Britani/ Kishin idhull Hitlerin dhe planifikonin sulme terroriste ndaj xhamive dhe sinagogave, në pranga tre neonazistë

Britani/ Kishin idhull Hitlerin dhe planifikonin sulme terroriste ndaj xhamive dhe sinagogave, në pranga tre neonazistë

17 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result