Kosovare Asllani shënon “hat-trick” për tre minuta

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ylli i skuadrës së Real Madridit në konkurrencën e femrave, Kosovare Asllani, ka shënuar “hat-trick” për tre minuta.

Real Madridi fitoi ndaj Valencias me rezultatin 3:1, në kuadër të xhiros së 19-t në elitën e futbollit të femrave në Spanjë.

Reprezentuesja e Suedisë, Asllani, golat i realizoi në minutën e 67-t, 68-t dhe të 70-t dhe shkon në 12 gola të realizuar këtë edicion. Ajo nuk kishte realizuar gol në pesë takimet e fundit.

Në Primera Division, Real Madridi pas 17 ndeshjeve të zhvilluara ka 37 pikë dhe është në vendin e dytë në tabelë.

Share This Article