Kosovarët me pasaporta të huaja s’mund të hyjnë e të dalin nga Maqedonia

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Qeveria e Maqedonisë ka marrë një vendim që shtetasit nga Franca, Gjermania, Spanja, Irani, Italia, Kina e Koreja e Jugut, as nuk mund të hyjnë e as të dalin nga Maqedonia. E krejt kjo si masë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit COVID-19 në shtetin fqinj.

KOHA ka mësuar se Maqedonia nuk po i lejon as kosovarët me pasaporta të shteteve të sipërpërmendura që të kalojnë pikat kufitare, ndërkaq ata me pasaporta të Kosovës mund të kalojnë.

Xhelal Sveçla, zëvendësministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme, e ka konfirmuar këtë për KOHËN duke theksuar se kjo ka të bëjë me pikat kufitare Kosovë-Maqedoni e Veriut.

“Po, është vendim i qeverisë maqedonase. Kam njohuri vetëm për pikat e përbashkëta kufitare”, u shpreh Sveçla.

Pikat kufitare të Maqedonisë me Kosovën janë Hani i Elezit, Glloboçica dhe Bellanoci.

Ndërkaq, mësohet se ky vendim do të qëndrojë deri në një vendim të radhës nga pala maqedonase.

Share This Article