ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
DIASPORA HASJANE NGJALL “URËN E BASHKIMIT” NË LONDËR 3 hours ago
Protestat masive/ Pse po ngrihen bullgarët kundër korrupsionit 5 hours ago
Azilkërkuesit shqiptarë në Britani mund të paguhen mbi 3 mijë paund për tu larguar 5 hours ago
Babai i të miturit që u vra nga bashkëmoshatari në Durrës: Nuk kishte lidhje me sherrin 5 hours ago
Franca në alarm! 5 dronë fluturojnë mbi bazën bërthamore, kundërpërgjigjet mbrojtja 5 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Kosovari e lëshoi banesën me qira në Zvicër, tmerrohet nga gjendja që e gjënë

albnews by albnews
4 January, 2022
in Bota
0
Zvicra jep lajmin e mirë për pensionet e kosovarëve
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

ronari i banesës së lëshuar me qira në Dörflingen të Shaffhausenit, Fitim Rexhepi është tmerruar nga ajo që ka parë. Qiramarrësja e tij, e cila jetonte në banesën mbi të, kishte lënë mbrapa tepër shumë mbeturina dhe papastërti, shkruan 20 minuten.

Fitimi i kishte dhënë asaj në verë njoftimin për lëshim të banesës. “Në ballkonin e saj zvarriteshin krimba”, thotë ai. Qiramarrësja i është përmbajtur njoftimit të përfundimit më 1 dhjetor, por problemi është se ajo ka shkaktuar dëme të pronës prej rreth 70.000 frangash.

RelatedPosts

Përgjysmohen kërkesat për azil në Gjermani, ligji i shtetësisë do të ashpërsohet

Putin sfidon Trump, premton furnizime të pandërprera me naftë për Indinë

Protestat masive/ Pse po ngrihen bullgarët kundër korrupsionit

Gjendjen e keqe në banesë ai e kishte vënë re për herë të parë kur kishte konstatuar se në ballkonin e qiramarrëses ndodheshin dymbëdhjetë thasë me plehra. “Unë i kërkova asaj që t’i hidhte”, thotë 35-vjeçari. Thasët më pas u zhdukën nga ballkoni, por kurrë nuk u panë në vendin ku duhet të deponohen.

Fitimi më pas ka informuar autoritetin e mbrojtjes së fëmijëve dhe të rriturve (KESB) dhe policinë.

Sipas tij, qiramarrësja kishte premtuar të angazhojë një kompani për bartje të gjësendeve dhe një shërbim pastrimi.Por gjërat dolën ndryshe: “Në orën 1.30 të mëngjesit ajo barti me vete një biçikletë dhe një valixhe ndërsa në ora 4.30 të mëngjesit ajo u largua”.

Kesb Schaffhausen nuk mund të komentojë raste specifike për shkak të sekretit zyrtar, por siguron informacione të përgjithshme, shkruan më tutje gazeta.

“Nëse marrim dëshmi për gjendjen e rëndë të një personi, ne e hetojmë atë”, thotë nënkryetarja, Denise Freitag, transmeton albinfo.ch. Situata do të sqarohet dhe do të merren masat e duhura.

“Nëse në të vërtetë konstatohet gjendje e vështirë e personit dhe shohim se ai nuk është në gjendje të bëjë zgjidhjen vetë, ne reagojmë”.

Një situatë e tillë paraqet vështirësi të madhe për pronarët, sipas shoqatës zvicerane të pronarëve të shtëpive. “Në të shumtën e rasteve, e vetmja gjë që mbetet është një përfundim i menjëhershëm dhe i rregullt i kontratës mbi qiranë, në përputhje me afatin e caktuar”, thotë zëdhënësi Thomas Oberle.

Prandaj, mund të nevojiten disa muaj para se qiramarrësi të detyrohet të largohet, përcjell albinfo.ch. Në parim, qiramarrësi është gjithashtu përgjegjës për dëmin e shkaktuar dhe pastrimin e banesës. Është po ashtu  vështirë nëse indikacionet e gjendjes në apartament nuk janë të qarta. Kjo për faktin se “pronari nuk mund të hyjë në apartament për të bërë inspektim pa miratimin e qiramarrësit”.

Oberle këshillon që në raste të tilla të kontaktohen të afërmit e qiramarrësit ose autoritetet sociale.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

DIASPORA HASJANE NGJALL “URËN E BASHKIMIT” NË LONDËR

DIASPORA HASJANE NGJALL “URËN E BASHKIMIT” NË LONDËR

5 December, 2025
Protestat masive/ Pse po ngrihen bullgarët kundër korrupsionit

Protestat masive/ Pse po ngrihen bullgarët kundër korrupsionit

5 December, 2025
Azilkërkuesit shqiptarë në Britani mund të paguhen mbi 3 mijë paund për tu larguar

Azilkërkuesit shqiptarë në Britani mund të paguhen mbi 3 mijë paund për tu larguar

5 December, 2025
Babai i të miturit që u vra nga bashkëmoshatari në Durrës: Nuk kishte lidhje me sherrin

Babai i të miturit që u vra nga bashkëmoshatari në Durrës: Nuk kishte lidhje me sherrin

5 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result