113 raste të reja me koronavirus janë regjistruar të mërkurën në Kosovë, përderisa 67 persona janë regjistruar si të shëruar, ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë.
113 rastet pozitive kanë rezultuar pas testimit të 266 mostrave.
Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 36 raste, komuna e Ferizajt 15 raste, komuna e Gjilanit 12 raste, komuna e Prizrenit 11 raste, komuna e Mitrovicës 10 raste, komuna e Fushë Kosovës 6 raste, komuna e Vushtrrisë 6 raste, komuna e Drenasit 3 raste, komuna e Vitisë 2 raste, komuna e Skenderajt 2 raste, komuna e Suharekës 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Gjakovë, Kamenicë, Malishevë, Obiliq, Pejë, Podujevë, Rahovec dhe Shtime.
Deri tash në Kosovë janë regjistruar 2991 raste pozitive me koronavirus nga 24046 persona të dyshimtë. Janë shëruar 1644 persona e 54 kanë vdekur. Raste aktive janë 1293.