Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë katër persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19. Tre nga të vdekurit janë nga komuna e Prishtinës (83, 76 dhe 70 vjeç), ndërsa një nga Skenderaj (58-vjeçar).
Numri total i të vdekurve në Kosovë si pasojë e COVID-19 ka arritur në 1599.
Në 24 orët e fundit janë shënuar 453 raste pozitive me koronavirus nga testimi i 3680 mostrave.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 185 raste, Pejë 39 raste, Prizren 27 raste, Gjakovë 22 raste, Podujevë 22 raste, Gjilan 21 raste, Fushë-Kosovë 17 raste, Mitrovicë 17 raste, Kamenicë 14 raste, Rahovec 13 raste, Vushtrri 12 raste, Klinë 9 raste, Lipjan 9 raste, Ferizaj 7 raste, Drenas 6 raste, Suharekë 6 raste, Deçan 4 raste, Istog 4 raste, Kaçanik 4 raste, Viti 4 raste, Malishevë 3 raste, Obiliq 3 raste, Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Kllokot dhe Skenderaj.
Numri total i rasteve pozitive ka arritur në 69.230.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 206 pacientë, duke çuar shifrën e të shëruarve në 59.849. Janë 7782 raste aktive.