Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar për pesë të vdekur e 318 raste pozitive në 24 orët e fundit në Kosovë.
Rastet e fundit pozitive kanë rezultuar nga kryerja e 2.303 mostrave të dyshimta.
Me këtë numri i rasteve nga fillimi i pandemisë është rritur në 61.404, kurse i vdekjeve si pasojë e COVID-19 në 1.514.
Rastet e vdekjeve janë nga Gjakova (80 vjeç), Kamenica (65 vjeç), Kaçaniku (72 vjeç), Prizreni (72 vjeç) dhe Vushtrria (80 vjeç).
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 214 pacientë, sipas IKSHPK-së, ndërkohë që raste aktive janë 6.659.