Kosovë, 52 raste të reja me Covid-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Të martën janë konfirmuar 52 raste me COVID-19 në Kosovë. Ndërkohë janë shëruar 39 pacientë, ka njoftuar IKSHPK-ja.

Gjithsej në 24 orët e fundit janë testuar 302 mostra.

Numrin më të madh të rasteve të martën e ka pasur Prizreni, 15. Prishtina i ka 13 raste, Mamusha gjashtë, Fushë Kosova pesë e Vushtrria katër. Në Gjilan janë tri raste të reja, në Skënderaj dy raste, kurse në Mitrovicë, Obiliq, Podujevë e Viti nga një rast.

Me 39 të shëruarit të martën, numri i të shëruarve ka arritur në 1108. Sipas IKSHPK-së, deri më tani kanë vdekur 38 pacientë, që kanë pasur edhe sëmundje tjera.

Në Kosovë janë testuar 22.133 persona deri më tani, ndërsa janë konfirmuar 2268 raste me COVID-19.

Numri i rasteve aktive në vend është 1122.

Share This Article