Gjashtë persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 të martën në Kosovë, derisa nga 10.087 testime u regjistruan 2.033 raste të reja pozitive.
Nga rastet e reja 575 janë nga Prishtina, 147 nga Lipjani e 141 nga Gjilani. Më së tepërmi raste të reja pati në grupmoshën 40-49 vjeç, 409 sosh.
Tre të vdekur janë nga Prishtina, nga një nga Mitrovica, Vushtrria e Gjakova. Tre të vdekur janë të grupmoshës 70-79 vjeç, dy të grupmoshës 60-69 vjeç dhe një mbi 80 vjeç.
Në total janë regjistruar 207.971 raste të infeksionit me koronavirus, ndërsa 3021 prej tyre kanë përfunduar me fatalitet.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 3.329 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 172.044.
Aktualisht numri i rasteve aktive është 32.906.

