Kosovë, 7 të lënduar gjatë festimeve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mjeku kujdestar në Klinikën Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Agron Çitaku ka bërë të ditur se në natën e ndërrimit të moteve, janë të lënduar shtatë persona nga mjetet piroteknike, një person tjetër nga plumbi qorr.

Tre prej tyre sipas Çitakut, janë duke u trajtuar në Klinikë, të tjerët janë liruar në shtëpi.

“Deri në këto momente të fillimit të Vitit të Ri, nuk kemi një fluks sikur që kemi pasur viteve të më hershme, është një numër më i vogël. Megjithatë janë prezentë këto raste, kemi diku shtatë raste të lënduar me mjete piroteknike dhe një të plagosur nga plumbi qorr. Gjendja e tyre, pjesa dërmuese janë në shtëpi, tre jemi duke i trajtuar. I lënduari nga plumbi i qorr, është në regjionin e krahut”, theksoi Çitaku.

Share This Article